Studentët kërkojnë lirimin e aktivistëve: Adea Batusha, Egzon Haliti, Atdhe Arifi dhe Frashër Krasniqi

Studentët kërkojnë lirimin e aktivistëve: Adea Batusha, Egzon Haliti, Atdhe Arifi dhe Frashër Krasniqi

Sot në mesditë, një grup i studentëve e profesorëve,  para Bibliotekës Kombëtare, kanë vendosur një baner, me të cilin i bëhet thirrje Gjykatës së Apelit – që do të mbaj seancën me 22 shkurt për 4 studentët aktivistë, Adea Batushën, Egzon Halitin, Atdhe Arifin, Frashër Krasniqin – të Lirojë Studentët!  Në aktivitet u prononcuan studentja, Arlinda Gashi, dhe profesori në fakultetin e Arkitekturës, Egzon Bajraktari. Në prononcimin e saj,  Arlinda Gashi ndër të tjera tha “Gjykimi ndaj katër aktivistëve nuk është vetëm gjykim ndaj tyre por është i të gjithë neve si shoqëri. Nuk është veç  çështje e tyre si individë, as veç e një subjekti politik, këtë rast Vetëvendosje-s , por e çdo qytetari në Republikën e Kosovës.”

Studentja u bëri thirrje edhe organizatave tjera studentore, atyre jo-qeveritare, e nismave qyetare që të reagojnë e të dalin në mbrojtje të studentëve, aktivistë. “. Sot është momenti i fundit kur organizatat studentore, nismat qytetare, organizata jo qeveritare do të duhej të reagonin në mbrojtje të studentit e qytetarit të Republikës së Kosovës. Ne si qytetarë, si studentë, si njerëz konsiderojmë se e kemi për obligim të reagojmë deri në vendosjen e një sistemi të drejtë. Jemi këtu që të kërkojmë drejtësi e liri për studentët” kështu tha në fund ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …