Sot Radio-Kosova e Lirë pati vizitorë të veçantë dhe shumë të dashur

Sot Radio-Kosova e Lirë pati vizitorë të veçantë dhe shumë të dashur

Sot kanë vizituar ambientet e Radios-Kosova e Lirë, nxënësit e klasës e Treta 7-të  të Shkollës Fillore, “Ismail Qemali”, në Prishtinë, së bashku me mësuesen e klasës, Teuta Gashi dhe Kryetaren  e Këshillit të  Prindërve, Edi Berisha-Fuga. Nxënësit janë njoftuar shkurtimisht  me punën e Radios nga kryeredaktorja, Arbanë Qeriqi-Gashi, ndërsa kanë bërë fotografi në ambientet  dhe në bibliotekën e saj. Ata i kanë sjellë Radios-Kosova e Lirë një dhuratë të çmuar, Flamurin Kombëtar, ndërsa Drejtoria e Radios, të gjithë nxënësve iu  ka ndarë nga një kalendar të vitit 2018 me portretin e Gjergj-Kastriotit-Skënderbeut dhe nga një libër të poetit, Kadri Ferati, ndërsa Drejtorisë së shkollës “Ismail Qemali” i ka dhuruar tri vëllime të Arkivit të luftës së UÇK-së. Radion-Kosova e Lirë e vizituan nxënësit: Anisa Krasniqi, Andi Citaku, Asja Ramizi, Andi Maloku, Anisa Muçaku, Blinera Aliu, Bora Mjeku  Bleta Musaj, Dina Çakmaku, Dior Ibrahimi, Ergita Fazliu, Eda Sylejmani,  Elion Kastrati, Era Rexhepi, Florian Berisha, Gezim Gajtani, Klevis Gashi, Kenza Harxhi, Ledion Sopjani, Lum Ejupi, Ledion Bylykbashi, Mert Gashi, Narona Sogojeva, Nazmi Makolli, Olta Mustafi, Rea Demiri, Rinesa Haziri, Ari Azizi, Jonela Shabani, Anduela Binakaj, Bora Myftari, Omela Fuga dhe  Leart Jupolli.

RKL

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …