Kuvendi i Kosovës e vazhdon edhe sot seancën e debatit parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë

Subjektet opozitare në vazhdimësi po deklarohen se janë duke punuar për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”

Subjektet opozitare në vazhdimësi po deklarohen se janë duke punuar për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”. Por edhe pse koalicioni qeverisës tash e një kohë nuk e ka shumicën në Kuvend, as partitë opozitare nuk e kanë fuqinë e nevojshme për rrëzimin e kësaj Qeverie. Megjithatë opozitarët thonë se janë duke punuar në këtë drejtim. Tri subjektet opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, në vazhdimësi po deklarohen se janë duke punuar për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”. Por që të tria janë të pafuqishme në këtë mision, pasi së bashku kanë 58 vota në Kuvend, ndërkohë që për rrëzimin e Qeverisë përmes mocionit në Kuvend duhen së paku 61 vota. Sido që të jetë, opozitarët thonë se nuk do të ndalen së kërkuari rrugën për rrëzimin e kësaj Qeverie, madje thonë se do ta intensifikojnë bashkëpunimin për arritjen e këtij qëllimi.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …