Suedia dhe Finlanda po hasin në vështirësi në përpjekjet e tyre për tu anëtarësuar në aleancës më të madhe ushtarake në botë

Suedia dhe Finlanda po hasin në vështirësi në përpjekjet e tyre për tu anëtarësuar në aleancës më të madhe ushtarake në botë

Kryetari i Kroacisë Zoran Millanoviq po ndjekë shembullin e Turqisë në përpjekjet për të bllokuar Suedinë dhe Finlandën në anëtarësimin e tyre në NATO, raporton skynews. Milanoviq ka shumë mosmarrëveshje me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq për një sërë çështjesh, duke përfshirë nëse do të mbështesin kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për tu bërë anëtare e NATO-s. Përpara se parlamenti i Kroacisë të ratifikojë kërkesën e të dyja vendeve nordike për anëtarësim në NATO, Milanoviq kushtëzon votimin me ndryshimet të ligjit zgjedhor të Bosnjë-Hercegovinës, e cila do ta bënte më të lehtë për kroatët e shtetit boshnjak të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në poste drejtuese. Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan përsëriti sot se zgjerimi i NATO-s do të varet nga respektimi i Finlandës dhe Suedisë ndaj ndjeshmërisë turke në lidhje me terrorizmin.

Kontrolloni gjithashtu

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore.  “Gjatë …