Sulm vetëvrasës në Irak, vriten 17 civilë të pafajshëm

Sulm vetëvrasës në Irak, vriten 17 civilë të pafajshëm

Së paku 17 njerëz janë vrarë nga një bombë e vendosur në veturë jashtë qytetit qendror të Irak-ut, në Khalis.  Sipas zyrtarëve të sigurisë, shpërthimi ndodhi 80 km në veri-lindje të kryeqytetit të vendit, Baghdad. Khalisi është qytet i banuar kryesisht nga shiitë dhe besimtarët e këtij sekti fetar, të cilët vihen shpeshherë në cakun e terroristëve të ISIS-it që janë ekstremistë sunitë. Siç njofton Reuters, shpërthimi i Khalisit ishte sulm vetëvrasës, që ka bërë shumë makina rreth e rrotull automjetit të autorit të përfshiheshin nga flakët. Shpërthimi vjen një ditë pasi i ashtuquajturi Shteti Islamik, ka marrë përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në një pikë kontrolli në Baghdad, ku ishin vrarë së paku 20 persona.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …