Avdullah Hoti thotë se formimi i Ushtrisë së Kosovës, do të determinoj paqe dhe siguri në rajon

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti në takim Presidentin e BERZH-it Suma Chakrabarti

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti  në takim Presidentin e BERZH-it Suma Chakrabarti. Në këtë takim u bisedua për kontributin, marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit financiar ndërmjet dy institucioneve, me theks të veçantë në implementimin e projekteve, të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Gjatë takimit u diskutua edhe për mbështetjen nga BERZH-i për financimin e projekteve kapitale të Qeverisë, në veçanti për projektet infrastrukturore, në sektorin e transportit, ujitje dhe për zonat ekonomike, si dhe mbështetja e skemës për garantimin e kredive. Ministri Hoti  falenderoi presidentin të BERZH-it, Chakrabart dhe institucionin, të cilin ai drejton, për gatishmerinë për të ndihmuar Kosovën përmes invesitmeve në projekte të rëndësishme për vendin, si dhe shprehu nevojën për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet dy institucioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …