Sulme të reja ajrore të ushtrisë ruse kanë bombarduar kryeqytetin ukrainas, Kiev dhe rajonin jugor Dnjipropetrovsk, në orët e hershme të ditës së sotme kanë thënë zyrtarët ukrainas. Kryetari i qytetit të Kievit, Vitalij Kliçenko, ka thënë se janë dëmtuar ndërtesat e banimit në zonën Shevçenkovski. Sipas tij, 18 persona janë shpëtuar nga një ndërtesë banimi që është goditur nga sulmet, mirëpo ende ka njerëz që janë nën rrënoja. Shefi i Zyrës së presidentit ukrainas, Vladimir Zelensky, ka thënë se sulmet janë kryer me të ashtuquajturit dronë kamikazë. Gjithë natën dhe gjithë mëngjesin, armiku terrorizon popullatën civile. Dronët kamikazë dhe raketat janë duke sulmuar gjithë Ukrainën. Këto sulme raportohen një javë pasi kryeqyteti ukrainas është goditur me një mori raketash ruse, duke lënë të vdekur të paktën 19 veta.
Kontrolloni gjithashtu
Policia e Kosovës do të ekzekutojë urdhërin për sjelljen e Sveçlës, Pacollit dhe Zybës në Gjykatë
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, së bashku me deputetët Fitore Pacolli dhe Salih …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
