Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Lajçak pas takimit me kryeministrin Kurti sot takohet me kryetarin e Serbisë, Vuçiq, lidhur me shtyrjen e afatit të targave

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, takohet sot në Beograd me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Lajçak ka arritur në Beograd pas një takimi që ka zhvilluar katër ditë më parë, në Prishtinë  me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Lajçak u ka thënë gazetarëve në Prishtinë se me kryeministrin Kurti kanë diskutuar disa tema, përfshirë atë të riregjistrimit të veturave me targa serbe në RKS (Republika e Kosovës). Ai ka përmendur se afati për riregjistrim skadon më 31 tetor dhe se bashkësia ndërkombëtare dëshiron të dijë se cilat janë planet në këtë drejtim. Deri më tani, Qeveria e Kosovës ka thënë se afati për riregjistrim nuk do të shtyhet dhe se nga 1 nëntori nuk do të mund të qarkullojnë më makinat me targa të lëshuara nga Serbia, por vendimi i tillë me siguri se do të shtyhet pasi për këtë ka folur edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Xhefri Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …