Sali Berisha

Sali Berisha ka falsifikuar dy herë ditëlindjen e tij, në kohën e Enverit kishte 16 tetorin, tani 15 tetorin ndërsa ka lindur me 1 korrik 1944

Nga dy dokumente të  cilat i ka publikuar Gazeta Dita,  rezulton qartë që datëlindja e Sali Berishës është 1 korrik 1944.  Por ai,   në kohën e Enverit  festonte datëlindjen në 16 tetor, kur gjithë Shqipëria festonte ditëlindjen e Enver Hoxhës, madje ftonte miq e kushërinj në të njëjtën datë. Pasi i vuri gjoksin të ashtuquajturit  “revolucionit” të madh të dhjetorit  të vitit 1990, demokratit të ri, nuk i rrinte mirë historia e datëlindjes. Meqë kishte shumë dëshmitarë të festave, ai nisi të thoshte gënjeshtrën e dytë, që kishte lindur në 15 tetor, megjithëse kishte festuar në 16.

Në të vërtetë Saliu nuk është lindur as në 15, as në 16 tetor. Datëlindja e doktorit është 1 korrik dhe është falsifikuar në mënyrë të trashë në regjistrin e Gjendjes Civile me shkrim dore të mbivendosur, pa asnjë vendim gjykate, siç e dikton ligji.

DITA posedon edhe emrat e personave që kanë ndërhyrë në regjistër si dhe urdhëruesin e falsifikimit. Por në këtë pikë, i rëndësishëm nuk është as identiteti i tyre dhe as Enveri, të cilit, derisa ishte gjallë  i jargaviteshin shumë si Saliu.

Sot merr rëndësi fakti që ky falsifikim ka pasoja sipas Ligjit për Dekriminalizimin. Në formularin që  mbushet bazuar te ky ligj, ka një pikë specifike mbi ndryshimin e gjeneraliteteve. Ato duhen deklaruar. Berisha rezulton që ka gënjyer edhe aty:

Disa vite më parë kur këto dokumente – të botuara, siç e thamë më sipër, për herë të parë nga DITA në shtator të vitit 2021, – nuk njiheshin, Berisha u pyet nëse e ka ndërruar ditëlindjen dhe pse nuk e ka deklaruar këtë në Formularin e Dekriminalizimit.

Berisha dha nga ato përgjigjet e tij prej shejtan budallai duke folur për Edin që e kishte emrin Edvin dhe shtoi se formulari nuk kishte kërkesa të tilla. Sigurisht që gënjeu prapë. Formulari, e kërkon qartazi deklarimin e ndryshimit të gjeneralieve.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …