Sulmi terrorist ndaj kanalit të Ibër – lepencit është dënuar edhe nga presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar. Ajo ka shkruar se ky sulmet ndaj infrastrukturës kritike civile është i neveritshëm dhe qyqar. “Çdo sulm ndaj civilëve në çfarëdo forme është një akt i neveritshëm e qyqar dhe sabotimi i infrastrukturës kritike civile që furnizon popullin e Kosovës me ujë të pijshëm nuk është asgjë më pak se kaq” ka shkruar presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar. Ajo ka shfaqur më tutje bindjen e saj se autorët e këtij sulmi do të gjendet dhe do të vihen para drejtësisë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja ukrainase: Ukraina do ta njohë Kosovën në të ardhmen e afërt
Deputetja e parlamentit ukrainas, Ivanna Klympush Tsintsadze, deklaroi në një intervistë për Klan News se …