Eulex

Sundimi i EULEX-it në Kosovë do të vazhdojë edhe për dy vjet, me mundësi vazhdimi pa afat

Pavarësisht se segmente qeveritare po bashkëbisedojnë me autoritetet e EULEX-it lidhur me mandatin dhe veprimtarinë e këtij misioni në vendin tonë, vendet anëtare të BE-së tashmë kanë arritur pajtimin e tyre që ky mandat të vazhdohet edhe për së paku dy vjet, pasi që mendohet se Kosova ka ende nevojë për praninë e BE-së në fushën e rendit dhe ligjit dhe se në Kosovë sfidat e sigurisë janë të tilla që kërkojnë një prani të BE-së në këtë fushë edhe në të ardhmen. Burimet diplomatike të BE-së kanë bërë të ditur për mediet se të mërkurën se në takimin e përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së, shtetet anëtare janë pajtuar  në parim që të vazhdohet mandati i EULEX-it deri më 14 qershor 2018,  me mundësi vazhdimi pa afat, meqë Kosova edhe ashtu është kthyer në një koloni të BE-së me të drejta dhe liri të kufizuara e të përçudnuara.

Kontrolloni gjithashtu

energji

Shkyçjet selektive të energjisë ndezin debat për diskriminim në veri dhe jug të Kosovës

Mbi 1,400 biznese në Kosovë janë shkëputur nga rrjeti elektrik, pas vendimit të Zyrës së …