Brickos

Veteranet protesta

Shpallja e konkursit për veteranë nga Qeveria e Kosovës, rezultoi me dyfishimin e numrit të tyre

Me një vit e më shumë vonesë, më në fund u publikua edhe Raporti i Komisionit Qeveritar për verifikimin e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së. Sipas të dhënave të këtij Komisioni del se Kosova ka 46.230 veteranë luftëtarë. Zona operative që ka shënuar  më së shumti veteranë është ajo e Dukagjinit me mbi 15 mijë dhe ajo e Llapit me mbi 4 mijë.  Qeveria e ka miratuar këtë raport, dhe është shprehur e befasuar me numrin e lartë të veteranëve. “Numri tejkalon të gjitha parashikimet, tejkalon edhe qëndrueshmërinë buxhetore, por është një çështje për të cilën ne do të bisedojmë më tutje”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa. Edhe kryetari i OVLUÇK-së, Smajl Elezi, është i vetëdijshëm se numri i veteranëve është i fryrë, por  sipas tij  veteranët nuk do të lejojnë uljen e pagave për shkak të dyfishimit të numrit. Dy vjet më parë me qëllim të përfitimit të votuesve, Qeveria e Kosovës kishte shpallur “konkurs” për veteranë dhe kategori të tjera luftës duke bërë ftesë që të aplikonin të gjithë qytetarët e vendit e më gjerë, të cilin kishin dhënë qoftë edhe një kilogram patate çlirimin e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …