Sylë Ukshini: Marrëveshja për demilitarizimin e UÇK-së u arrit falë përkushtimit të Albright dhe Rubin, përkundër presionit rus dhe evropian

Historiani dhe ish-ambasadori i Kosovës, Sylë Ukshini, ka deklaruar se arritja e marrëveshjes për demilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte rezultat i një angazhimi të jashtëzakonshëm diplomatik nga ana e ShBA-së, përkatësisht nga ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright dhe këshilltari i saj, James Rubin. Kjo marrëveshje u arrit në një kohë kur po zhvillohej një betejë intensive diplomatike në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku vende evropiane dhe Rusia kundërshtonin ashpër përfshirjen e elementeve ushtarake shqiptare pas luftës. “Sot e kësaj dite është një nga shembujt më të rëndësishëm të përkrahjes strategjike që kanë marrë shqiptarët. Ishte një moment kur NATO-ja dhe përfaqësuesit e UÇK-së po negocionin për një marrëveshje të rëndësishme, ndërsa brenda KS zhvillohej një luftë e ftohtë diplomatike për të ndaluar çdo prani ushtarake shqiptare në Kosovë”. Ai prezantoi edhe një dokument origjinal të shkruar me dorë, përmes të cilit, njoftoheshin vendet e G8 dhe vetë presidenti amerikan Bill Clinton për ecurinë e marrëveshjes me UÇK-në. Ai përmbylli se efekti i kësaj marrëveshjeje është ndjerë më vonë, në transformimin e TMK-së në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke e konsideruar atë një nga pikat më të rëndësishme në ndërtimin e sovranitetit të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Ushtrisë Amerikane

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin amerikan dhe institucionet …