Ambasadori Dugolli pret zyrtarin e lartë amerikan Mark Fleming, riafirmohet partneriteti i ngushtë Kosovë–ShBA

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka zhvilluar një takim zyrtar me Mark Fleming, Ushtrues i Detyrës së Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor dhe Çështjet e Holokaustit. Ambasada e Kosovës në Washington bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për raportet strategjike ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së, si dhe për mënyrat e avancimit të prioriteteve të përbashkëta. Ambasadori Dugolli e uroi zyrtarin Fleming për detyrën e re, duke e vlerësuar emërimin e tij si një mundësi për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në kuadër të politikës amerikane për Ballkanin Perëndimor. “Riafirmuam përkushtimin tonë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për avancimin e objektivave të përbashkëta në frymën e partneritetit afatgjatë me ShBA-në”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …