Sylë Ukshini: Reagim ndaj deklaratës së BE-së për arrestimin e Popoviqit

Është për t’u habitur që BE-ja reagon me një ndjeshmëri të tillë ndaj arrestimit të një zyrtari serb, i njohur për fjalime të frymëzuara nga retorika e viteve të errëta të Milosheviqit, ndërkohë që ende mungon një qëndrim i prerë dhe serioz për ngjarjen e rëndë të sulmit terrorist në Banjska. Kujtojmë se në atë sulm të armatosur, i udhëhequr nga Millan Radojçiqi – një person i lidhur ngushtë me regjimin e Vuçiqit – u vra një polic i Kosovës, ndërsa rreziku për destabilizim të qëllimshëm të rajonit ishte më i lartë se kurrë. Ku është thirrja e BE-së për një proces të qartë gjyqësor ndaj Radojçiqit dhe strukturave që e mbështetën atë sulm?
 Sundimi i ligjit është parim themelor – por ai duhet të vlejë për të gjithë. Nuk mund të ketë dy standarde: një për autoritetet e Kosovës që ndërmarrin veprime ligjore në territorin e tyre, dhe një tjetër për strukturat e dhunshme që sfidojnë rendin kushtetues dhe kërcënojnë paqen në rajon. BE-ja duhet të sqarojë njëherë e mirë nëse është partnere për paqe dhe drejtësi, apo avokate e politikave destabilizuese të Serbisë. 

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Diaspora “Sociale-ekonomike”

Diaspora konsiderohet si një nga aktorët kryesorë në ruajtjen e mirëqenies dhe zhvillimit ekonomik në …