Tabela digjitale për shkollat e komunës së Rahovecit

Filloi dje furnizimi i shkollave me tabela digjitale, si rezultat i zbatimit të projektit “Furnizimi i shkollave me tabela digjitale”. Në këtë fazë do të furnizohen 20 shkolla me nga një tabelë të tillë dhe ky projekt do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm. Me anë të tabelave digjitale po bëhet një hap përpara në digjitalizimin e shkollave, në mënyrë që nxënësit tanë ta kenë më të lehtë përvetësimin e njohurive në të gjitha lëndët mësimore. Është edhe ky një projekt i financuar nga komuna e Rahovecit, i cili do të ndikojë drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë në arsim.

Mund të jetë një imazh i ekran dhe televizori

Kontrolloni gjithashtu

DITA 2 e Hardh Festit në Rahovec u përshkrua me aktivitetet ditore tradicionale dhe koncertin e madh

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka shkruar në profilin e tij në …