Tahir Nasuf Gashani (27.5.1969 – 3.5.1999)

Tahir Nasuf Gashani (27.5.1969 – 3.5.1999)

Fshati Qëndresë (ish-Terstenik) i Drenasit ka një histori të lavdishme të rezistencës kombëtare. Përveç pjesëmarrjes masive në kryengritjet shqiptare për çlirim nga robëria turke, pjesëtarët e këtij  fshati kanë luftuar edhe përkrah Azem e Shote Galicës, më vonë në vitin 1945 përkrah komandantit të Drenicës, Shaban Palluzha, dhe në luftën e fundit të UÇK-së përkrah luftëtarëve të komandantit, Adem Jashari.

Historia e vrasjes së burrave shqiptarë nga pushtuesit serb, si të shumë familje të Drenicës e të mbarë Kosovës, ishte përsëritur edhe në familjet Gashani dhe Tiku të fshatit Terstenik dhe Verbovc të Drenasit. Këtyre familjeve, në vitin 1945, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, çetnikët serbë ia kishin vrarë disa burra, si bashkë kryengritës të Shaban Polluzhës. Këtij cikli historik të vrasjeve nga pushtuesit serbë e të tjerë  i dha fund lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës dhe gjaku i pastër i luftëtarëve e luftëtareve të kësaj ushtrie, në mesin e të cilëve edhe i stërnipërve të familjes Gashani Nasuf e Tahir Gashani, dhe familjes Tiku Besim e Naim Tiku.

Pas riorganizimit të formacioneve të Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës, në vjeshtë të vitit 1998, njësiti i Pikës ushtarake ku bënte pjesë Tahiri, Nasufi, Naimi dhe Besimi dhe bashkëluftëtarët e tyre,  vepronin në kuadrin e Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”.

Kjo brigadë përfshinte një rreze të gjerë të veprimit luftarak  në Zonën Operative të Drenicës, kryesisht në fshatrat e komunës së Drenasit. Këta trima kishin marrë pjesë në aksione të shumta çlirimtare, kudo që e kishte kërkuar nevoja, si në Verbovc, Shtuticë, Qëndresë, Palluzhë, Gllobar, Vasilevë, Llapushnik e fshatra të tjerë. Ata koordinonin aksionet e tyre me luftëtarët çlirimtarë të pikave të tjera ushtarake në fshat dhe në fshatrat përreth.

Në lagjën Gashani ishin gjithsej nëntë ushtarë nga më i moshuari: Hasani, pastaj  Fazliu, Nasufi, Selmani, Halimi, Hajrizi, Sejdiu, Tahiri dhe Xhevdeti si dhe lagjën Tiku dy luftëtarë të lirisë,  Naim dhe Besim Tiku.

Dëshmori,  Tahir Gashani është i lindur me  27 maj të vitit 1969 në fshatin Qëndresë (ish-Terstenik) të komunës së Drenasit nga prindërit,  Nasuf e Azemine Gashani.

Arsimin fillor e kishte kryer në Qëndresë (ish-Terstenik) të Drenasit, kurse shkollën e  mesme  Gjimnazin e përgjithshëm dega e shkencave të natyrës e kishte mbaruar  në Drenas. Po ashtu shkollën e lartë e kishte mbaruar në shkencat natyrore-matematikore.

Përveç se ishte një nxënës i shkëlqyeshëm, ishte i urtë dhe bashkëpunëtor me të gjithë nxënësit tjerë. Ishte në  shkollën  e mesme në Drenas, kur duke parë situatën që filloi të ndryshojë, pastaj  masat e dhunshme që i kishte aplikuar regjimi serb kundër popullatës shqiptare, ai padyshim filloi të mendojë ndryshe, duke iu  bashkuar çdo iniciative kundër okupatorit dhe duke marrë pjesë në  protesta dhe organizime kundër masave dhe veprimeve të dhunshme të policisë serbe. Ishte Student në fakultetin e Matematikes, mirëpo për shkak të rrethanave që u krijuan në ato vite ai u detyrua ta lërë shkollimin. Qysh si student ishte në radhët e  ilegales  patriotike, synimi i tij ishte lirimi një herë e përgjithmonë nga armiku serbo-sllav. Ai merrte pjese si në protestat dhe demonstratat e minatorëve që mbaheshin në atë kohe dhe filloi të vepronte në lëvizjen ilegale.

Tahiri,  si një djalë i vyer nga një familje cila jetonte me një standard mesatar ndërpreu aktivitetin e  tij si tregtar së bashku me familjarët e ngushtë, pasi që rrethanat kërkonin  kontribut edhe në luftë ku me vullnet të plotë  iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mirëpo, në mungesë të armëve, ai mori rrugën për në Shqipëri, ku në korrik të vitit 1998 shkoi me disa ushtarë. Në mesin e tyre ishte edhe,  Halim Milazim Qallapeku, po nga i njëjti fshat. Tahiri pasi që u kthye nga Shqipëria me shokë ishte armatosur me armë, kishte një mitraloz një pushkë gjysmë automatike, dylbi, municion si dhe dy uniforma aq të dashura për luftëtarët e lirisë.  Nga aktivitetet e shumta në ushtri aksione, roje në fshat ishte shumë i respektuar edhe nga udhëheqësit e tij. Pas disa ditësh edhe babai i tij, Nasufi iu bashkua  djalit dhe mori uniformën e UÇK-së,  pasi që kishte marrë  edhe armën rezervë.  Tahiri tashmë kishte nën krah edhe babanë,  Nasufin.

Kontaktet e para me Ushtrinë Çlirimtare i kishte vendosur qysh në vitin 1996, ndërsa pjesëtarë  është bërë në vitin 1997. Fillimisht ishte pozicionuar në në pikën e parë të luftës,  në Gryken e Llapushnikut. Ai ka furnizuar më armë ushtarët në vitin 1998 që ishte në Shqipëri me shumë ushtarë shokë e bashkëluftëtar. Udhërrëfyes kishte Komandant ABEJEN, Bekim Berishën.

Në Akademinë Ushtarake të luftës, në Gradicë, mori gradën,  Komandant Togu, që mund t’ i udhëhiqte deri në 30 ushtarë.

Tahiri ka qenë pjesëtar i  Brigadës 114, “Fehmi Lladrovci”  nën komandën Ilaz Kodrës, deri në rënien e Tij. Pastaj drejtimin e Brigadës e mori,   Nuredin Lushtaku.

Bashkëluftëtaret e tij të ngushte ishin: Besim Tiku, Fehmi Cakiqi, Sokol Elshani, Nazmi Istogu, Zenë Prokshi, Isuf Hoti, etj.

Tahiri ka marr pjesë në betejën e Grykës së Llapushnikut, Morinës, Rezallës, Bardhit të Madh dhe në pika të tjera të luftës së UÇK-së.

Luftëtari i lirisë, Tahir Nasuf Gashani  ka rënë heroikisht më tre maj të vitit 1999, bashkë me ushtarin e tij, shokun e tij të idealit, Besim Tikun, gjatë luftimeve ishte plagosur edhe luftëtari  Ragip Sokoli.  Atë ditë rezistenca e tyre kishte zgjatur që nga agu i mëngjesit e deri në orët e pasdites.

Në çastin e rënies ishte me detyre në mbrojtje të popullatës civile e cila po ndëshkohej mizorisht nga policia dhe ushtria kriminale e Serbisë.

Menjëherë pas rënies, bashkëluftëtarët e tij e kanë varrosur në fshatin Shtutice, afërsisht në vendin ku ka rënë dëshmor, pastaj pas rreth tre muajsh trupat e Nasuf Gashanit dhe të Besim Tikut i kanë  varrosur në “Kodrën  Trimave; në Polac, në korrik të vitit 1999. Trupat e këtyre dëshmorëve përfundimisht janë rivarrosur më 22 qershor në vitit 2018 në Memorialin e Dëshmorëve,  në fshatin Morine.

Tahirit, ashtu sikur edhe babait të tij dëshmor, Nasufit  familjarët u kanë  ngritur përmendoret në Terstenik.

Tahiri ka dëshmor ka dëshmor babanë e tij Nasuf Gashanin, dhe djalin e axhës Fatmir Isuf Gashani.

Tahir Gashani ka qenë i martuar, pas vetes la një vajzë e cila lindi 10 dite para vdekjes së tij. Vajzën e pagëzuan me emrin Eslinda. Ishte i pajisur me moral të lartë, shpirtëror e njerëzor. Nga natyra ishte qetë me diapazon të gjerë  të dijes,  i dashur nga të gjithë,  i pa lodhur në punë, po ashtu veçohej nga aftësitë e tij të rralla në makineri.

Ai është graduar e është nderuar më shumë mirënjohje e shumë dekorata mirëpo së fundi është dekoruar me gradën, “ HERO I KOMBIT”nga kryetari i Kosovës, Hashim Thaci. Për Tahirin janë botuar shumë shkrime në libra të ndryshëm, po kështu këndohen  dhe këngë. Ai  ka lënë një lloje ditari të luftës ku mbante të shënuara rregullat e luftës, betimin si ushtar po ashtu dhe datat e mënyrat e stërvitje që i bënte para se të fillonte lufta.

 Dëshmorët dhe Martirët e Lagjes Gashani dhe Tiku të  fshatit Qëndresë,  ish-Tërstenik

Kanë rënë dëshmorë

  1. Nasuf Qerkin Gashani 30-10-1951 30-04-1999 48 vjeqar
  2. Tahir Nasuf Gashani 27-05-1969 03-05-1999 30 vjeqar
  3. Naim Azem Tiku 23-02-1966 14-04-1999 33 vjeqar
  4. Besim Rizah Tiku 01-07-1977 03-05-1999 22 vjeqar

Martirët:

  1. Zekë Bajram Gashani 10-01-1925 05-04-1999 74 vjeqar
  2. Zelfie Hysen Gashani 01-01-1932 05-04-1999 67 vjeqare
  3. Brahim Mehmet Gashani 26-07-1930 30-04-1999 69 vjeqar
  4. Rizah Xhemail Tiku 02-02-1940 24-03-1999 59 vjeqar
  5. Sadri Zenel Gashani 17-10-1954 20-03-1999 45 vjeqar
  6. Hajrullah Sherif Gashani 25-06-1955 30-04-1999 44 vjeqar
  7. Mihane Arif Gashani 17-11-1973 26-09-1998 25 vjeqare
  8. Faton Ramadan Gashani 26-04-1974 17-05-1999 25 vjeqar
  9. Fatmir Isuf Gashani 09-01-1982 30-04-1999 17 vjeçar

Kontrolloni gjithashtu

Fejzullah Sokol Graiçevci (22.1.1951 - 19.4.1999)

Fejzullah Sokol Graiçevci (22.1.1951 – 19.4.1999)

Fejzullahu ishte djali i Sokol e Vahide Graiçevcit. Lindi më 22 janar të vitit 1951, …