Abelard Tahiri

Tahiri: Duhet ta dimë se ku kanë shkuar, për çfarë janë shpenzuar dhe kush ka përfituar nga 100 milionët eurot

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka deklaruar se duhet ditur se ku kanë shkuar, për çfarë janë shpenzuar dhe kush ka përfituar nga 100 milionët e ndarë nga qeveria gjatë kësaj periudhe. “Për këtë arsye, ne kemi kërkuar hetimin parlamentar të kësaj super afere. Ngritja e Komisionit Hetimor Parlamentar nuk është agjendë politike por kusht i domosdoshëm demokratik për të mundësuar llogaridhënien dhe transparencën. Amnisti për krimin, korrupsionin dhe abuzimin me taksa të qytetarëve nuk ka e nuk do të ketë. Komisioni hetimor parlamentar do të themelohet me çdo kusht, me ose pa vullnetin e mazhorancës. Efekti i vetëm i kësaj pengese që pushteti po përpiqet ta vendosë ndaj transparencës, është rreshtimi me krimin e abuzimin” ka shkruar shefi i Grupit Parlamentar i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Afati po digjet, Kurti pa veprime, vendi drejt krizës së re politike për presidentin

Rreth një muaj para skadimit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës për …