Deklarata skandaloze e Abelard Tahirit thellon përçarjen e krahut të luftës dhe nuk përçon shumicën e votuesve të PDK-së

Tahiri: Lufta kundër korrupsionit, nuk duhet shihet vetëm si dimension i përmbushjes së kritereve evropiane

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka vlerësuar punën e bërë në hartimin e legjislacionit kundër korrupsionit.Ai është shprehur se lufta kundër korrupsionit, nuk duhet parë kurrë vetëm si dimension i përmbushjes së kritereve evropiane. “Ditëve në vijim do të shënojmë “Javën Kundër Korrupsionit” dhe jam tejet i lumtur që këtë vit, përpjekjeve tona shtetërore dhe shoqërore kundër kësaj dukurie, i kam kontribuar me hartimin e ligjeve jashtëzakonisht të rëndësishme siç është Kodi Penal, Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme, Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve dhe ai për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, të cilat tashmë janë miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Lufta kundër korrupsionit, nuk duhet parë kurrë vetëm si dimension i përmbushjes së kritereve evropiane, sepse në radhë të parë kjo luftë është e nevojshme për të rrënuar idenë e abuzimit me autorizimet publike. Prandaj, duhet të jemi të përgjegjshëm dhe më të vendosur se kurrë që këtyre ligjeve që i kemi miratuar, t’iu japim shpirt dhe t’i bëjmë mënyrë jetese të përditshme. Pakoja e ligjeve kundër korrupsionit do prodhojë efekte të shpejta. Agjenda “Drejtësia 2020” angazhim themelor të saj e ka pikërisht implementimin efikas të këtyre ligjeve”, ka shkruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …