​Besnik Tahiri

Tahiri: Vetë-bllokada e qeverisë – pasoja kolesale dhe degradim institucional i AAK-së thotë se efektet e bllokadës institucionale janë kolosale

Në një analizë të drejtëpërdrejtë, Besnik Tahiri i AAK-së, ka thënë se efektet e bllokadës së institucioneve janë “kolosale, afatgjata dhe të pakthyeshme”.

Ai thotë se nga kjo bllokadë janë bllokuar reformat ligjore, pozitat kanë mbetur me ushtrues detyre, Kosova është izoluar ndërkombëtarisht, si dhe është bllokuar zhvillimi.

1.“Përtej moçalit ku kanë ngecur narracionet dhe diskurset e një qeverie pa legjimitet, efektet e vetë-bllokadës së saj janë kolosale, afatgjata dhe të pakthyeshme”, ka shkruar ai. Një nga efektet më të rënda është bllokimi i reformës ligjore, që lë vendin të ngecur mes ligjeve të vjetra dhe mungesës së akteve të reja. Për Tahirin,  ky është një akt i vetë dorëzimit institucional.

2. Pozitat “me ushtues detyre” si mjet manipulimi: Institucionet publike, ndërmarrjet shtetërore dhe përfaqësimi ndërkombëtar kërkojnë zyrtarë me mandat të ri ose të vazhduar. Qeverisë po i konvenon statusi i përkohshëm – sa më shumë pozita “me ushtrues detyre”, aq më shumë hapësirë për ndikim dhe manipulim. Humbësit janë sektori publik dhe qytetari.

3. Izolimi ndërkombëtar: Në një botë me konkurrencë të fortë, thellimi i marrëdhënieve bilaterale dhe multilaterale kërkon institucione e qeveri me legjitimitet. Kjo qeveri vepron sikur legjitimiteti është perceptim, jo parakusht. Kosova e paguan këtë qasje me izolim.

4. Bllokim i zhvillimit: Qeveria në detyrë nuk ka mandat të nënshkruajë kontrata madhore, as të nisë privatizime apo të krijojë obligime afatgjata buxhetore. Çdo projekt madhor është pezulluar. Shteti është në ngërç funksional e më shumë hapësirë për keqpërdorim.

5. Menaxhim rutinor, pa vizion: Vendimmarrja është reduktuar në menaxhim teknik të përditshëm. Asnjë vizion zhvillimor, asnjë agjendë strategjike. Vendi është lënë në autopilot.

Kontrolloni gjithashtu

Eugen Cakolli kritikon punën e asistentëve të deputetëve në Kuvendin e Kosovës

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka ngritur pyetje rreth funksionit dhe angazhimit të …