leoni

Ramush Haradinaj nderon heroizmin e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se sot në Gllogjan dhe Kodrali të Deçanit nderuan heroizmin e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj” dhe kujtuan sakrificën e 24 majit të vitit 1999.

Haradinaj, tha se ata ishin ndër luftëtarët më të dalluar të UÇK-së në Dukagjin, udhëhequr nga komandanti,  Abdyl Mushkolaj, trimërinë e të cilëve thotë se e njohu në frontet e luftës.

“Ata ishin ndër djemtë më të zot të këtij kombi, që u bënë mburojë për vëllezërit e pushkës, të plagosur në beteja. Krenohemi me gardistët, me betejat, trimërinë dhe guximin e tyre. Kujtojmë gjithmonë të rënët, që me flijimin dhe vetëmohimin e tyre ndriçuan rrugën tonë drejt lirisë: Arton Mehmetaj, Fehmi Demiqi, Hajrush Demaj, Hysen Mehmeti, Islam Krasniqi, Liman Morina, Metë Krasniqi, Nuredin Gërvalla, Nazmi Gradina, Nimon Musaj, Naim Berisha, Përparim Ferizi, Sali Ferizi, Valiant Ferizi, Përparim Shala dhe Xhavit Islami”, ka shkruar Haradinaj në këtë ditë përkujtuese.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …