Krasniqi për Presidentin Hashim Thaçi: Të presim së shpejti në liri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka uruar Ditën e Presidentit, ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili ndodhet në Hagë.

“Urime Dita e Presidentit, çlirimtar!. Kosova është dhe do të mbetet gjithmonë krenare me ty, Hashim Thaçi. Të presim së shpejti në liri!”, ka shkruar ai.

Hashim Thaçi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e  të parit të shtetit më 5 nëntor të vitit 2020, pasi i ishte konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.

Thaqi ishte zgjedhur president i Kosovës më 26 shkurt të vitit 2016.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …