Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, priti në një takim falënderues komandantin e deritanishëm të Stacionit të Policisë në Deçan, kapiten Faik Jamurataj.
Kryetari Ramosaj e falënderoi për bashkëpunimin korrekt dhe përkushtimin e treguar gjatë shërbimit në komunën e Deçanit, duke vlerësuar lartë kontributin e tij në ruajtjen e rendit, sigurisë dhe bashkëpunimit institucional.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
