Isa Mustafa dhe Kadri Veseli

Takim urgjent në mes të kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit të Kosovës

Njoftimi se deputetët e Listës Serbe nuk do ta votojnë Marrëveshjen për Demarkacionin ka bërë që kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri Isa Mustafa të mbajnë një takim urgjent pak para nisjes së seancës së Kuvendit ku do të vihej për miratim kjo marrëveshje. Vendimin për të mos e nënshkruar këtë Marrëveshje, Lista Serbe e ka marrë pasi kështu është urdhëruar  nga Beogradi zyrtar. Pa votat e deputetëve të Listës Serbe, Marrëveshje koalicioni qeveritar nuk mund të siguroj votat e mjaftueshme për miratimin e saj pasi deputetëve e partive opozitare janë deklaruar kundër kësaj marrëveshje e cila po kundërshtohet edhe nga disa deputetë të partive në pushtet. Tani pritet që nënshkrimin I marrëveshjes për Demarkacionin të shtyhet për ndonjë ditë tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Dy diplomatë dhe një gjeneral amerikan dëshmojnë në Hagë gjatë nëntorit

Në fillim të nëntorit, Gjykata Speciale në Hagë do të presë disa dëshmitarë të nivelit …