Takohet shtabi komunal për menaxhimin e situatës me ethet Hemorragjike Krime Kongo (EHKK)

Shtabi komunal për menaxhimin e situatës endemike me ethe hemorragjike krime kongo (EHKK) në Komunën e Malishevës, në mbledhjen e mbajtur sot, e ka vlerësuar të qetë situatën me EHKK dhe nën kontroll, e gjithashtu u bë e ditur, se nuk ka asnjë rast të infektuar me EHKK. Këtë takim e ka drejtuar kryetari i shtabit, Liridon Hoti, ndërsa nga anëtarët e shtabit, u shpreh shqetësimi për mos realizimin e repelimit të kafshëve, proces i cili në vitet e kaluara, ka luajtur rol të madh, pasi repelimi konsiderohet si një proces i cili ndërpret ciklin e rriqrave dhe bartjen e tyre nga fusha, prandaj edhe njëherë kërkohet nga qeveria qendrore, që të vazhdoi projektin për repelim të kafshëve. Kur krahasohet shifrat e të pickuarëve   nga rriqrat,  vitin paraprak të gjashtë mujorit të pare , në vitin 2019, kemi pasur 942 të pickuar nga rriqrat, kurse këtë vit në gjashtë mujorin e pare, kemi të pickuar 837 qytetarë. Po ashtu, sipas shtabit, deri më tani, procesi i dezinsektimit të zonave endemike është duke shkuar mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra për Komunitete dhe Kthim pranon dhe shpërndan donacion për nxënësit nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Zyra për Komunitete dhe Kthim e komunës së Ferizajt ka pranuar një donacion nga Qendra …