Komuna e Bujanocit në Kosovën Lindore del në përkrahje të Thaçit e Veselit dhe luftës së drejtë të UÇK-së

Komuna e Bujanocit në Kosovën Lindore del në përkrahje të Thaçit e Veselit dhe luftës së drejtë të UÇK-së

Komuna e Bujanocit në Kosovën Lindore ka reaguar ndaj pretendimeve që Zyra e Prokurorit Special ka ngritur për krime lufte kundër Kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit. Në deklaratën e nënshkruar nga Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, si dhe kryetari i Kuvendit, Adnan Salihu, konfirmohet qëndrimi dhe bindja e paluhatshme se lufta mbrojtëse e qytetarëve të Kosovës, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe e përkrahur nga forcat e NATO-s, ishte luftë e drejtë dhe e pastër për çlirimin e Kosovës kundër regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit, forcave ushtarake, policore e paramilitare të Serbisë në Kosovë. Ata i kanë konsideruar si përpjekje të padrejta dhe të rrezikshme, por të parealizueshme, tendencat për ta kriminalizuar luftën e drejtë dhe të lavdishme të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, duke refuzuar çfarëdo përpjekje për ta etiketuar UÇK-në si agresore.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …