Talat Xhaferi ka paraqitur para deputetëve të Maqedonisë së Veriut, planin e tij për qeverisjen teknike, gjatë 100 ditëve

Talat Xhaferi ka paraqitur para deputetëve të Maqedonisë së Veriut, planin e tij për qeverisjen teknike, gjatë 100 ditëve

Kryeministri i sapozgjedhur, Talat Xhaferi ka paraqitur  para deputetëve të Maqedonisë së Veriut, planin e tij për qeverisjen teknike, duke saktësuar se prioritetin e parë do ta ketë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në mënyrë të drejt dhe demokratike. Ai duke paraqitur programin e qeverisë teknike, tha se këtë përbërje të qeverisë kalimtare e propozon në bazë të marrëveshjeve të partive më të mëdha politike parlamentare në vend, ku prioritet do të ketë organizimin e zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të rregullta parlamentare. Sipas tij, duke e marrë parasysh se kjo qeveri është propozim pas negociatave të partive politike parlamentare dhe është vazhdim i qeverisë paraprake që punonte me programin e punës së qeverisë 2022-2024, dhe se ai e qeveria obligohen të vazhdojnë me zbatimin e plotë, efikas dhe të suksesshëm edhe të politikave të pranuara. Ai elaborati shkurtimisht prioritetet strategjike dhe shtetërore të qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …