Talat Xhaferi

Talat Xhaferi tashmë ia ka dërguar letrën kryetarit, Gjorge Ivanov për krijimin e shumicës parlamentare

Kryekuvendari i ri i Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi tashmë i ka dërguar letrën kryetarit, Gjorge Ivanov për krijimin e shumicës parlamentare, ndërsa ky i fundit për një afat 10-ditor duhet të mandatojë liderin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë për formimin e qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë. Në një intervistë për agjencinë zyrtare turke të lajmeve, Anadolu Agency, ai nuk përjashton mundësinë që presidenti Ivanov të refuzojë mandatimin e liderit të LSDM-së. ”Mosdhënia e mandatit nga presidenti, sipas rregullores dhe kushtetutës nuk është pengesë për shumicën parlamentare që të vazhdojë me seancën për formimin e qeverisë”, thotë ai.

Kontrolloni gjithashtu

ZPS përfundon paraqitjen e provave në rastin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur paraqitjen e provave në çështjen gjyqësore për pengim …