Zyrtaisht nuk është caktuar data e zgjedhjeve por ato do të mbahen më 11 ose 18 qershor

Zyrtaisht nuk është caktuar data e zgjedhjeve por ato do të mbahen më 11 ose 18 qershor

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi nuk ka caktuar datën se kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Pas takimit me përfaqësues të partive politike tha se ditëve të ardhshme do të caktojë datën e zgjedhjeve. Sipas tij data për mbajtjen e zgjedhjeve do të jetë 11 ose 18 qershori. Ditëve të ardhshme data do të bëhet publike.  Ndryshe në takim me Thaçin kanë marrë pjesë përfaqësuesit e partive politike përveç LDK-së që udhëhiqet Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …