Mediet serbe shkruajnë se në takimin vjetor të ministrave të Jashtëm të Evropës Juglindore, pati një incident verbal mes Ivica Daçiqit dhe Hashim Thaçit. Siç bën të ditur gazeta serbe ‘Tanjug’, Thaçi u fjalos me Daçiqin për shkak të vendimit të UNESCO-s për mos-anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. “Hashim Thaçi, së bashku me Ditmir Bushati sulmuan Serbinë për sjellje dhe fushatë agresive”, njofton shtypi serb. Kjo më pas nxiti edhe reagimin e ministrit të Jashtëm serb, Daçiq, i cili tha se Kosova nuk mund të anëtarësohet me forcë në UNESCO.
Kontrolloni gjithashtu
Sot bëhet një vit nga ndarja nga jeta e profesorit, historianit dhe publicistit të shquar Ahmet Qeriqi
Sot bëhet një vit nga ndarja nga jeta e profesorit, historianit dhe publicistit të shquar …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
