Taravari thotë se Kurti, ishte arkitekti i koalicionit VLEN në Maqedonin e Veriut

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka bërë një deklaratë në lidhje me përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në formimin e koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut.

Taravari tha se Kurti ka pasur një ndikim të rëndësishëm në vendimin e tij personal për t’u bashkuar me VLEN-in. Madje ai shkon dhe më tej duke e cilësuar kryeministrin e Kosovës si arkitektin e këtij koalicioni të shqiptarëve në RMV.

Koalicioni, sipas Taravarit, ka rezultuar disfuksional dhe pa qëndrueshmëri.

Ai theksoi se doli nga koalicioni pasi bashkëpunimi me partitë e tjera në VLEN ka qenë “letargjik” dhe i paefektshëm.

Taravari pranoi se, në një moment, të gjithë anëtarët e koalicionit u pajtuan se funksionimi i brendshëm ishte i dobët dhe vendosën që deri në zgjedhjet lokale secili të vepronte në mënyrë të pavarur. Si kryetar partie kam detyrimin të mendoj se ku do të jetë partia ime në vitin 2026 dhe më tej. Nëse e vlerësojmë ecurinë deri në zgjedhjet lokale, mendoj se nuk kemi arritur shumë. Është më e arsyeshme që Aleanca për Shqiptarët të ndjekë një rrugë të qartë dhe të zhvillohet si një parti e pavarur që funksionon më vete”, ka thënë Travari.

Kontrolloni gjithashtu

Zbulohen mbetje mortore në Brekoc të Gjakovës, dyshohet që i përkasin listës së personave të zhdukur

Sot, në fshatin Brekoc të Gjakovës, gjatë gërmimeve të kryera nga Komisioni Qeveritar për Persona …