leoni

Të dorëhequrit nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Fushë-Kosovë themelojnë Iniciativë qytetare

Të dorëhequrit nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Fushë-Kosovë themelojnë Iniciativë qytetare

Të larguarit nga Dega e PDK-së në Fushë-Kosovë kanë iniciuar themelimin e një Iniciative qytetare në këtë komunë. Nëpërmjet një deklarate për media, këtë iniciativë e kanë marrë kryetari e deritashëm i Degës së PDK-së, nënkryetarët dhe shumica dërrmuese e anëtarëve të Kryesisë dhe të Këshillit Drejtues.

“Takimi i sotëm përmbylli fazën transitore të përcaktimit prej dorëheqjeve masovike drejt konsolidimit të një formati të ri të angazhimit. Këtë ide dhe koncept të ri të prezantuar nga z.Grajcevci, z.Kolshi dhe z.Shala e mbështetën fuqishëm kryetarët dhe anëtarët e kryesive të shumicës së nëndegëve të PDK-së; nënkryetarja dhe përfaqësuese të Kryesisë dhe të strukturave të gruas Demokratike; kryetari, nënkryetarët dhe përfaqësues të kryesisë aktive të Rinisë Demokratike; si dhe nga përfaqësues të ndryshëm nga subjektet e tjera politike dhe qytetarë të ndryshëm të papërcaktuar politikisht”, thuhet në deklaratën për media.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Dr. Pleurat Sejdiu, kritikon vendimin e Qeverisë për policën kufitare për mërgimtarët

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit …