Talebanët thuhet se e kanë bërë të vështirë për njerëzit që të shkojnë në Aeroportin e Kabulit duke ngritur pika kontrolli në rrugë. Rreth 4,500 ushtarë amerikanë po kontrollojnë aeroportin, por të gjitha rrugët që çojnë atje janë nën kontrollin e talebanëve. Talibanët veçanërisht nuk po i lejojnë afganët që nuk kanë dokumente udhëtimi të shkojnë në aeroport. Por, mediat ndërkombëtare, raportojnë se edhe ata me dokumente të vlefshme kanë pasur vështirësi për të shkuar në aeroport. E gjithë kjo pasi mijëra njerëz dynden aeroportin në një përpjekje të dëshpëruar për të ikur nga vendi pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit gjatë fundjavës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
