Të gjithë të akuzuarit u deklaruan sërish të pafajshëm ndërkaq prokuroria kërkon dënimin e tyre për pengim të drejtësisë në Hagë

Në gjykatën speciale në Hagë është mbajtur seanca për deklaratat hyrëse në rastin kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe katër të bashkakuzuarve të tij: Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë. Prokuroria e Specializuar, e përfaqësuar nga Kimberly West dhe Joshua Hafetz, deklaroi se provat kundër të akuzuarve janë bindëse dhe kërkoi dënimin e tyre. Sipas ZPS-së, Thaçi dhe të bashkakuzuarit e tij kanë ndërhyrë sistematikisht në dëshmitë e dëshmitarëve, duke shkelur urdhrat gjyqësorë që synojnë mbrojtjen e informacionit konfidencial. Provat përfshijnë audioincizime nga takimet e Thaçit me bashkë akuzuarit, prova elektronike nga telefonat e sekuestruar dhe dokumente që tregojnë përpjekjet për të vënë në shënjestër dëshmitarë specifikë. Të gjithë të akuzuarit u deklaruan sërish të pafajshëm, ndërsa gjykatësi i informoi ata për të drejtat e tyre gjatë procesit, përfshirë të drejtën për të mos u deklaruar, për avokatë dhe për gjykim të drejtë. Sipas aktakuzës, ish-presidenti dyshohet se ka bashkëpunuar me grupet e Kilajt, Kuçit dhe Fazliut për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të Prokurorisë së Specializuar në çështjen kundër tij dhe ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së, përfshirë Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Kontrolloni gjithashtu

Nis gjyqi për pengim të drejtësisë në Hagë – Prokuroria akuzon Thaçin dhe të tjerët për tentim “minimi” të Gjykatës Speciale

Në gjykaten speciale në Hagë ka nisur gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim …