Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, dega në Vushtrri, njofton të gjitha familjet e dëshmorëve, veteranë e invalidë të UÇK-së, bashkëluftëtarë të dëshmorëve e qytetarë se me 17. 7. 2018, në orën 9:00 fillon takimi në Junik për ta vazhduar te vendi i rënies së dëshmorëve të Rrasa e Zogut, me ç’ rast do të bëhen homazhe në përvjetorin e 20-të të rënies heroike të dëshmorëve të kombit: Ramadan Fazliu dhe Adem Ademi si dhe dëshmorëve të tjerë të rënë po atë ditë, në vendin e quajtur Rrasa e Zogut.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
