leoni

Të mërkurën në ora 12:00 në Prishtinë pranë ndërtesës së KEK-ut do të protestohet kundër rritjes së çmimit të rrymës

Të mërkurën në ora 12:00 pranë ndërtesës së KEK-ut në Prishtinë do të protestohet kundër rritjes së çmimit të rrymës

Një grup qytetarësh po i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të mërkurën nga ora 12:00, t’i bashkohen në një protestë të kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Ata ftesën po e bëjnë nëpërmjet facebookut, ku kanë shpjeguar se kjo protestë thirret nga një grup qytetarësh pa prapavijë partiake.

“Disa nga qytetarët e grupit organizativ ishin të përfshirë në protestat e vitit 2013 kundër skandalit të fryrjes së faturave nga KEK-u dhe disa të përfshirë në protestat me hashtag #protestoj. Protesta ka për qëllim parandalimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike të paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në profilin e organizatorëve

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …