Të mërkurën nis realizimi i projektit për rregullimin dhe ristrukturimin e shtratit të lumit “Rimnik”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka njoftuar se të mërkurën në ora 09:00, nis realizimi i projektit për rregullimin dhe ristrukturimin e shtratit të lumit “Rimnik” të fshatit Fortesë. Investimi në shtratin e lumit pritet të zgjidhë një problem të madh të banorëve të fshatit, të cilët si pasojë e daljes së lumit nga shtrati i tij, kanë pësuar në vazhdimësi dëme të konsiderueshme në amvisëri e bujqësi kur rajoni i Rahovecit është goditur nga moti i ligë e nga të reshurat e furishme. Komuna e Rahovecit si investitor, ka paraparë një buxhet prej 508 mijë e 862 eurosh e 94 centë për këtë projekt. Gjithashtu, Komuna e Rahovecit ka paraparë rregullimin e shtratit në pjesën hyrëse të fshatit Fortesë për 580 metra të gjatë, rregullimin e shtratit të lumit në dalje të fshatit 420 metra të gjatë, si dhe ristrukturimin e shtratit në një gjatësi prej 850 metra të gjatë. Përgjatë lumit, po ashtu, është paraparë edhe ndërtimi i rrjetit të kanalizimit (kolektori) me gypa plastike të brinjëzuar në gjatësi 3100 metra. Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi ka thënë se, pres që punimet të përfundojnë brenda afatit të paraparë, që është muaji i 11 i vitit 2022, dhe lus banorët bashkëfshatarë të mi për durim deri në atë kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …