Sipas deklaratës së Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, në mesin e të vrarëve është edhe një vajzë 5-vjeçare dhe një anëtar udhëheqës i lëvizjes “Xhihadi Islamik”. “Dhjetë palestinezë u martirizuan dhe 44 të tjerë u plagosën në një seri sulmesh ajrore izraelite në Rripin e Gazës”, thuhet në deklaratë. Duke shprehur keqardhje për viktimat, lëvizja “Xhihadi Islamik” tha në një deklaratë për media se Taysir al-Jabari, komandanti i rajonit verior të krahut ushtarak të grupit, ishte në mesin e të vrarëve. Ushtria izraelite konfirmoi gjithashtu në një deklaratë se kishte shënjestruar Tajsir al-Xhabarin dhe 10 aktivistë, duke pretenduar se ata kishin synim të lëshojnë raketa kundër-tank dhe të realizojnë operacione me snajper. ( Anadolu Agency)
Kontrolloni gjithashtu
Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …