Të parët e fesë në Kosovë u bënë bashkë edhe për UÇK-në, ata shkuan në Hagë për t’i vizituar çlirimtarët

Të parët e fesë në Kosovë u bënë bashkë edhe për UÇK-në, ata shkuan në Hagë për t’i vizituar çlirimtarët

Në Hagë po qëndron një delegacion i klerikëve fetarë nga Kosova, të cilët sot do t’i vizitojnë krerët e UÇK-së në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. “Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërvana, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe Pastori i Kishës Protestante të Kosovës, Artur Krasniqi, gjenden tashmë në Hagë. Ata do t’i vizitojnë krerët e UÇK-së”, ka thënë një burim i afërt me mbrojtjen e krerëve të UÇK-së. Kjo është hera e parë që një delegacion ndërfetar viziton krerët e UÇK-së, të cilët tash e dy vjet gati gjenden në paraburgim.

Kontrolloni gjithashtu

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë që sot t’ ua ndajë pagat të gjithë mësimdhënësve

Qeveria në detyrë rrezikon kaos institucional, qytetarët pa paga

Sindikata e Shërbyesve Civil paralajmëron pasoja të rënda për qytetarët për shkak të vonesave në …