Të rinjët e Kaçanikut pjesë e Konferencës “Aleanca Globale për të margjinalizuar dhe barabarësi”

Me përkrahje të Kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, të rinjtë nga Komuna e Kaçanikut nga e premtja do të jenë pjesë e Konferencës “Aleanca Globale për të margjinalizuar dhe barabarësi”, që do të filloj punimet deri me 18 tetor 2017 në Irlandë. Komuna e Kaçanikut po përfaqësohen nga Ariana Çaka e cila njëherit është koordinatore për Ballkan në kuadër të kësaj Konference, si dhe nga vullnetaret e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Kaçanik Zana Lika dhe Arta Rakoci.

Ky takim do të jetë i një rëndësie të veçantë sepse do të shkëmbehen përvoja dhe ide të ndryshme, ndërsa përfaqësueset nga Komuna e Kaçanikut do të kenë mundësinë që të jenë pjesë e aktiviteteve të edukimit joformal ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim U.D Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, Avni Ahmeti

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadët të aktiviteteve të rregullta ditore …