Arbër Vllahiu

Vllahiu: Prishtina do të jetë e integruar, pjesa urbane dhe ajo rurale do të trajtohen në mënyrë të barabart

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu ka vizituar disa fshatra të kësaj komune, Mramorin, Businë, Grashticën, Slivovën dhe Kukaj. Pas vizitës së realizuar dhe bashkëbisedimet me banorët e këtyre fshatrave, ai ka thënë se Prishtina do të jetë e integruar, pjesa urbane dhe ajo rurale do të trajtohen barabarësisht dhe shërbimet komunale do të ofrohen njëjtë. Ne do të jemi me qytetarin tonë. Problemet e hallet e tyre do të jenë edhe tonat dhe do t’i zgjidhim bashkë. Buxheti për bujqësinë do të trefishohet për të arritur në 2 milionë euro. Subvencionim për bujqit tanë edhe në bujqësi e blegtori. Ne do ta mbështesim biznesin e vogël, familjar, dhe do të investojmë në turizmin rural, ka premtuar në mes terash kandidati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …