Abrashi

Abrashi: Zona e vjetër e Prishtinës, përveç pamjes së re, do të ketë edhe përkrahje për biznese zejtare

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi programin e tij qeverisës për Prishtinës e ka paraqitur para zejtarëve të kësaj komune. Ai foli për ofertën e tij për zhvillimin e ekonomisë lokale dhe biznesit, ndërsa pasdite ai ka vizituar zejtarët, të cilëve u ka prezantuar platformën për përkrahje në katër vitet e ardhshme. Zona e vjetër e Prishtinës, përveç pamjes së re, do të ketë edhe përkrahje për biznese zejtare të cilat e begatojnë këtë pjesë të qytetit. Jam i vetëdijshëm që konkurrenca në treg e vështirëson punën e disa zejeve të vjetra, të cilat janë pjesë e trashëgimisë sonë kulturore, prandaj si kryetar i ardhshëm do të kujdesem që këto zeje të mbijetojnë në kushtet e ekonomisë së tregut, nëpërmes përkrahjes së komunës”, theksoi në mes tjerash kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …