Tefta Cani

Tefta Ahmet Cami-Cani: Mbi Çetën Nacionaliste- Antifashiste-Partizane të Malit të Gollobordës, me komandant Ahmet Fet Cami” III

  Ahmet Cami bashkimin kombëtar e ka vlerësuar si idealin kryesot të çdo shqiptari me fitoren e luftës kundër pushtuesve. Ai e përvetësoi ideologjinë e kohës për aleancat, me besimin e madh, se pas luftësdo të zgjidhej çeshtja shqiptare dhe do të bashkoheshin trojet shqiptare me Shqipērinë në një shtet të vetëm, që kishin premtuar jugosllavët.   Në festën e çlirimit të Dibrës së Madhe e të viseve shqiptare në Maqedoni nga forcat pushtuese fashiste italiane, vjen S.V.Tempo e kërkon, që të hiqet flamuri shqiptar, spse këtu jemi në Jugosllavi. Ahmet Cami i përgjigjet Tempos:-“Ne partizanët e Batalionit Partizan të Dibrës e çliruam Dibrën e Madhe dhe visete tjera shqiptare.-Ju keni premtuar, se me çlirimin e viseve shqiptare nga pushtuesititalianë, viset shqiptare do t’i kthehen Shqipërisë.-Nëse hiqet flamuri shqiptarë e gjithë Dibra është e rrethuar dhe …”   Ahmeti me Çetën e tij dhe një pjesë të Batalionit të Martaneshitkishte detyrën e ruajtjes të rendit e të qetësisë në Dibër të Madhe e rrethinat e saj. Veçanërisht ka treguar kujdes për mbrojtjen e familjeve maqedonase e pronat e tyre. Çeta Partizane e Gollobordës gjatë luftimeve që ka bërë në qytete e fshatra në Maqedoni ka patur edhe familje maqedonase si baza, që i kanë pritur e shërbyer për nevojat e Çetës.    Lidhur me liritë e të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, jo vetëm nuk u realizuan pas luftës, siç kishin premtuar drejtuesit e LNÇJ.

 

Prandaj u detyruan shqiptarët në trojet e veta në Maqedoni të krijonin UÇK-ën me Ali Ahmetin si komandant e të bënin luftë me ushtrinë e Maqedonisë, ku u vranë e u derdh gjak dhe, me Marrëveshjen e Ohrit u bë armëpushimi midis përfaqësuesve shqiptarë e maqedonas, si dhe u vendos e drejta e mbajtjes të flamurit kombëtarë dhe përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.  V.Tempo i bën dy letra Enver Hoxhës me kërkesën, që të kthehet në Dibër Haxhi Lleshi, se kanë ngrit krye forcat nacionaliste e shoviniste! Enver Hoxha i bën letër Haxhi Lleshit në Krujë, që të kthehesh në Dibër, se Tempo na akuzon për qëndrime nacionaliste e shoviniste!  Sapo kthehet Haxhi Lleshi në Dibër të Madhe u jep urdhër çetave të Batalionit Partizan të Dibrës, që të kthehen në Shqipëripër mbrojtjen e qytetit të Peshkopisë, sepse në Dibër të Madhe jeni jashtë kufijve të Shqipërisë.  Sipas kujtimeve të veteranëve të Çetës:”Kur kalon Çeta Partizane në qytetin e Dibrës së Madhe, për t’u kthyer për në kufi, përcillet nga shumë dibranë me brohoritje, Ahmet Cami, sepse iu ngjallën shpresat, se do të bashkoheshin me Shqipërinë”.  Gjatë udhëtimit në Maqellarë i dalin në pritë forcat kundêrshtare, por nga lidhjet e shumta familjare e farefisnore si fis i madh, i ulin armët forcat kundêrshtare dhe partizanët kalojnë. Edhe në Qenok u dalin forcat e Ballit Kombëtar, por nga strategjia që përdor Ahmet Cami kalojnë pa luftime dhe arrijnë në Peshkopi e vendoset Çeta në Dobrovë.   Tri ditë para Luftës së Peshkopisë, bëhet takimi midis përfaqësuesve të FANÇ dhe BK. Ahmeti ka qenë i ftuar, por çon komisarin e Çetës, Spiro Velkon, me porosi, se Ahmet Cami është kundër luftës vëllavrasëse.   Në atë takim janë diskutuar dy propozime të BK:1. Të largohen jabanxhijtë nga Peshkopia. (Bëhej fjalë për Çetën e Sharrit me përbërje 45 forca serbo-malazeze), që po kalonte nga Kosova për në Dibër të Madhe.2. Të ndahej pushteti midis Frontit e BK.  Të dy palët kanë rënë dakord dhe kanë lënë tri ditë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.Kjo marrëveshje është kritikuar nga Shtabi i Përgjithëshëm i LANÇ të Shqipërisë.  Meqë Fronti nuk e ka larguar Çetën e Sharrit serbo-malazeze sipas afatit, forcat e BK e të parisë të Dibrës sulmojnë pa paralajmërim, sipas informacionitqë komisari Njazi Islami dhe drejtuesi i luftimeve, Sotir Vullkani, drejtuar Shtabit të Përgjithëshëm të UNÇ, ku shënojnë se Çetën Partizane të Sharrit e ndajnë në njësite nëpër çetat partizane të Dibrës…Dhe se Tempo kishte urdhëruar që Çeta Partizane e Sharrit të shkonte në Dibër të Madhe. Por komandanti i kësaj Çete, Gjuro nuk ka pranuar të niset Çeta pa mbaruar lufta e Peshkopisë”, dmth, nuk ka zbatuar urdhërin e Tempos. Dyshohet qëndrimi i asaj Çete në luftimet për mbrojtjen e qytetit të Peshkopisë, se ka qëndruar me marrëveshje, për të kryer vrasjen e Ahmet Camit si nacionalistë, sepse Ahmeti kishte autoritet e influencë në Dibër dhe po ndikonte në prishjen e marrëdhënieve Shqipëri-Jugosllavi.

 

Sipas të dhënave të veteranëve të Çetës Partizane të Gollobordës:”Çeta Partizane e Gollobordës po mbronte qytetin në anën e Dobrovës. Në mesnatë u jepet urdhëri, që partizanët e kësaj Çete të kalojnë në Veri-Lindje të qytetit, që ndodheshin në territorin Çipure e Staravec deri tek llixhat. Në krahun e lindjes të kësaj Çete ishte e gjithë Çeta e Sharrit dhe luftime janë bërë vetëm midis këtyre dy çetave, që ka pas të vrarë e të plagosur. Në këto luftime me 18 tetor 1943 plagoset rëndë Ahmet Cami dhe pas pushimit të luftimeve e tërheqin nga fushëbeteja miqtë e tij, sipas dëshmive të tyre, vëllezërit Kadria nga Dohoshishti, që bënin pjesë me forcat e Halil Alisë dhe e tërheqin me porosi të tij, që u thotë, se e kishte patur shok shkolle e mik Ahmetin. E vendosin të shtrirë në oborrin e shtëpisë të Sef Kolecit, ku ishin të strehuar krerët e BK e të Legalitetit dhe të parisë, si dhe ka qenë edhe Mit-hat Frashëri. Me ndërhyrjen e Halil Alisë, e dërgojnë me makinën e Misionit Anglez në Spitalin e Dibrës së Madhe. Pas tri ditëve i vëllai, Kurt Cami, dajat e tij, Hamit e Hysni Duka dhe miqtë Ibrahim Hasa e Mehmet Fida e përcjellin për në Spitalin e Tiranës, ku qëndron e kurohet me pseudonim. Ndërron jetë me 30 tetor 1943 në Spitalin e Tiranës nga plagët e luftës. I organizohet përcjellja nga Qarkori i PK të Tiranës me kryetar Gogo Nushin në fillim të rrugës të Elbasanit, ku mbi arkivol i vendosin flamurin kombëtar dhe tri kurora me lule metalike: Një nga Qarkori i PK të Tiranës, një nga Batalioni Partizan i Dibrës dhe një nga Çeta Partizane e Gollobordës. Ka folur në emër të Qarkorit të PK të Tiranës Zylfije Cani. Kanë qenë të pranishëm edhe forca gjermane, që kanë hequr kapelet e kanë qëndruar gatitu në nderim të të rënit.   Është përcjellë deri në Golovishtë dhe është varrosur pranë të vëllait, Fasli Fet Camit, i vrarë me 7 prill 1941. Kurorat i ka pasur deri sa u ngritën eshtrat e dy vëllezërve dhe u vendosën në Varrezat e Dëshmorëve në Peshkopi.  Në shtypin e kohës të luftës, gazeta periodike “Zëri i Popullit” për Luftën e Peshkopisë, shkruan se” Çeta Partizane e Gollobordës mbajti barrën kryesore të luftës. Megjithëse ndodhej në një terren të vështirë dhe iu desh partizanëve të kësaj Çete të bënin edhe luftime trup me trup. Komandanti Ahmet Cami gjatë luftimeve ka dhënë prova të shkëlqyeshme guximi e trimërie dhe gjakftohtësie”. (AQSH, Fondi 41, Dosja 1, Viti 1943, fl, 26, 30).

 

Haxhi Lleshi e vlerëson me superlativa Gjuron, komandantin e Çetës të Sharrit në kujtimet e tij. Ndërsa për Ahmet Camin pêrveç të tjerave shtron pyetjen, se pse t’i dedikohet lufta për mbrojtjen e qytetit të Peshkopisë vetëm atij, dmth, Ahmet Camit?”Ahmet Camin e asgjësoi Çeta e Sharrit me përbërje serbo-malazeze si nacionalistë, siç e kishin cilësuar Tempo, Jankoviç e Kolishevski.  Pasi ndërron jetë Ahmet Cami, Çeta u emërtua “Çeta Partizane Ahmet Cami”. Kështu janë shënuar në dokumentet arkivore edhe në luftimet e mëvonëshme të kësaj Çete kundë forcave pushtuese naziste gjermane.  Gjatë pritjeve, Sinan Shaban Cami, u ka thënë vizitorëve që kanë shkuar për ngushëllim:”Nipi im, Ahmet Fet Cami u vra për mbrojtjen e Flamurit Kombëtar”.  Pas çlirimit është shpallur Dëshmor i Atdheut dhe është dekorruar me medaljet e Trimërisë e të Çlirimit dhe të Kujtimit. Në vitet 1965-1966 është propozuar nga Byroja e Partisë të PPSH të rrethit të Dibrës për t’iu dhënë titulli “Hero i Popullit”, por nuk ia kanë dhënë Presidiumi i Kuvendit Popullor,  sepse jugosllavët dhe presidenti Haxhi Lleshi e kanë pas cilësuar si nacionalistë dhe që nuk mbante Yllin në kapele e flamur.  Në vitin 2020 është dekoruar me Dekoratën e Artë të Shqiponjës.  OBVSH dhe Këshilli Bashkiak i rrethit të Bulqizës i kanë  propozuar presidentit të Republikës, që t’i jepet titulli “Nderi i Kombit”.   Për kontributin, që ka dhënë Ahmet Fet Cami në dy Luftrat Botërore e, sidomos në LANÇ, propozojmë t’i vihet emri i një rruge në Dibër të Madhe, ose t’i ngrihet një bustë në këtë qytet, si dhe të shpallet Qytetar Nderi

Tefta Ahmet Cami-CaniTiranë,

E premte, 15 dhjetor, 2023

 

Kontrolloni gjithashtu

Dokumente: Raport mbi punën e Komisionit të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në vërtetimin e deformimeve dhe keqperdorimin e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror në Kosovë, 1 nëntor 1966 (8)

Dokumente: Raport mbi punën e Komisionit të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në vërtetimin e deformimeve dhe keqperdorimin e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror në Kosovë, 1 nëntor 1966 (8)

T: Policia dhunonte gratë të praqitura si palë! Moto: Mt:Mallevrizimet me mallin e kontrabanduar dhe …