Tefta Cani: Jeta ime gjatë viteve II

Tefta Ahmet Cami-Cani: Mbi Çetën Nacionaliste- Antifashiste-Partizane të Malit të Gollobordës, me komandant, Ahmet Fet Cami II

  Megjithëse qeveria kollaboracioniste në Shqipëri kishte shpallur amnisti për të arratisurit e dezertorët etj, filloi të arrestojë burra e djem nga krahina si antifashistë. Deri me 27 prill të vitit 1941 arrestohen 19burra e djem Cami me Ahmet Camin si ideatori e organizatori kryesor. Qëndrojnë në burgun e Tiranës e të Burrelit deri në korrik 1942. Për lirimin e të gjithëve nga burgu Ahmeti dha 600 napolona flori, siç shkruan në Ditar, gjykatave të korruptuara. Dalin nga burgu me një Vendim të rremë të ish zv/ministrit të MPB, Beqir Valteri, që ishte kunati i mbesës të Ahmetit. Pasi u liruan dhe ishin larguar të gjithë,e anullojnë vendimin dhe i kërkojnë për t’i riarrestuar.  Ahmet Cami kishte influencë e besueshmëri në popull për prejardhjen e tij patriotike dhe për veprimtarinë e Çetës së tij, që ishte formuar e para në Dibër, ishte më e madhe dhe më e njohur në Dibër për aktivitetet antifashiste dhe aksionet, që kishte kryer. Prandaj është ftuar me 10 korrik të merrte pjesë në Krijimin e Shtabit të Përgjithëshëm të UNÇ. Por S.V.Tempo e kthen nga rruga, se Ahmeti ishte nacionalistë dhe se duheshin komunistë dhe çon Haxhi Lleshin në atë eveniment të rëndësishëm të LANÇ.

 

Ahmet Cami me 5 maj të vitit 1943 e kthen Çetën e tij në Çetë Partizane dhe pranon edhe komisar. Ahmet Cami qe  ngarkuar nga dy të deleguarit e KQ të PKSH për krijimin e celulave të partisë në Dibër, Zoi Themeli e Njazi Islami për krijimin e Batalionit Partizan të Dibrës, sepse kishte autoritet e besueshmëri në popull. Sipas kujtimeve të ish-partizanëve të Çetës, Ahmeti u çon letra komandantëve të çetave të Zogjes, të Grykës së Madhe e të Sllovës që me 26 korrik të vinin me çetat e tyre në Gjoricë për krijimin e Batalionit Partizan të Dibrës. Në kohën e rradhitjes të Çetave Partizane të Gollobordës, të Zogje, të Grykës së Madhe e të Sllovës shkon S.V.Tempo e Miladin Popoviçi dhe thonë, se drejtuesit e Batalionit duhet të jenë komunistë, si dhe emrojnë Haxhi Lleshin komandant e Esat Ndreun komisar.  Ahmet Cami, sipas kujtimeve të veteranit Esat Cami, qe ngarkuar nga dy të deleguarit e KQ të PKSH në maj 1943, që të takonte e bisedonte me gjithë parinë e Dibrës e të Matit, që të bashkoheshin me FANÇ për të luftuar për çlirimin e vendit nga pushtuesit fashist italian. Ahmeti shkon e merr takim me të gjithë krerët e parisë deri tek Muharrem Bajraktari dhe të gjithë i japin të njejtën përgjigje:”Ne pranojmë, por pa Haxhi Lleshin, se është i lidhur me serbët si paraardhësit e tij”. Megjithëse me Jugosllavinë e kohës së Luftës së Dytë Botërore ishim aleatë, por dibranët e paria e Dibrës dhe e Matit, si dhe gjithë trevat Lindore të Shqipërisë ruanin kujtime të hidhura nga luftimet gjatë Luftës së Parë Botërore e pas Luftës të masakrave e të krimeve të Serbisë.   Aksionet e Çetës Partizane të Gollobordës me komandant Ahmet Fet Cami  1.Veprimtaria politike:   Në verën e vitit 1943 në tërë zonën u organizia një veprimtari e dendur politike dhe nga kjo në shumë fshatra u zgjodhën Këshillat ANÇL, si në Gjoricë, Ostren, Tuçep, Tërnovë, Trebisht, Klenjë, Okshtun e fshatra të tjera.  2. Aksioni i datës 25.5.1943  Në AQSH Tiranë, dokumenti shënon:”Në vendin e quajtur Manastir, 10 km larg Dibrës, në orën 9.30 nga një çetë u atakua posta ushtarake e të 25 seksioni A e drejtuar për Strugë. Pas atakut çeta u drejtua për Drenok.

 

Gjatë luftimeve mbetën të vrarë tetar Orsim Olimpo i të 78 autorepart dhe të plagosur nëntogeri Ferete Alberto, tetar Marjan Olimpo dhe ushtari Marjano Rosso të repartit 226 Rex.Fonterise divizion Arezo”. 3. Çlirimi i Trebishtit  Rreth datës 10 korrik 1943 Çeta Partizane e Gollobordës me një pjesë të Batalionit të Martaneshitçliruan Trebishtin, duke përzënë administratën e Komunës dhe ngritën flamurin shqiptar. Është mbajtur një meting i madh, ku ka folur Ahmet Cami, sipas dokumenteve të AQSH (Dibër, 1943, Nr.221/70 Res, Fondi MPB, Dosja133, Zyra 332/22, fleta 35).  4. Aksioni i 13 korrikut1943  Sipas AQSH, Gjon Deda drejtor i Policisë shkruan:”Në orën 12 të datës 13 korrik në vendin e quajtur Manastir 10 km larg Dibrës, mpasi u këput komunikacioni telefonik të armatosunit mësyen autokolonën ushtarake të Dibrës drejtuar për në Strugë, në konflikt mbetën të vrarë dy oficerë dhe u plagosën 12 ushtarë, 20 ushtarëvtë tjerë zihen rob”. Nga robërit italian vetëm Salvadore u bashkua me Çetën Partizane të Gollobordës dhe luftoi si mitralier deri sa u vra me 16 tetor 1943 në luftën për mbrojtjen e qytetit të Peshkopisë. Robërit e tjerë i çarmatosën dhe i nisën për në Dibër.  5. Në fund të korrikut kjo Çetë ka bërë Luftime kundër forcave pushtuese italianete tek shkëmbi i Sofraçanit, ku vritet partizani i Çetës Partizane të Gollobordës, Mexhit Tola.   Njëkohësisht, Çeta Partizane e Gollobordës nga shkëmbi i Sofraçanit merr pjesë në çlirimin e Minierës së Bulqizës.  6. Me 3 gusht 1943 Çeta Partizane e Gollobordës merr pjesë në çlirimin paqësisht, pa luftë të Nënprefekturës të Zerqanit, meqë nënprefekti Pajazit Përvizi kishte dhënë dorëheqjen e kishte liruar zyrat dhe komandanti i ushtrise kishte shpërndarë ushtrinë. Të dy ishin miq të Ahmet Camit dhe kishin vepruar sipas kërkesës të Ahmetit.

 

7. Me 20 gusht Çeta Partizane e Gollobordës çliroi paqësisht Ostrenin e Madh, kështu që u krijua një zonë e madhe e çliruar në Gollobordë.  Më vonë me nxitjen e ish-kryetarit të Komunës të Trebishtitforcat pushtuese italiane ndërmorrën masakrën e madhe ndaj Trebishtit. Arrestuan 40 vetë dhe dogjën 400 shtëpi. Ndërmorën një propogandë dhe paralajmëruan të gjitha fshatrat e Gollobordës, se kush pranon Ahmet Camin në fshat do ta pësojë si Trebishti.   Në atë kohë kishte qarkulluar një grup hajdutësh, që paraqiteshin si partizan të Çetës së Gollobordës, që grabisnin fshatarët dhe një dyqan. Organizatori Xhevahir Dalip Dalipi u arrestua dhe dënua me vdekje nga Gjykata e Lartë Ushtarake pas çlirimit në vitin 1945.  8. Çeta Partizane e Gollobordës ka luftuar kundër pushtuesve italian për çlirimin e Kërçovës, Debërskës, Kosovrastit, Izvorit, Margëlliçit, fshatrat gjatë rrugës Dibër-Strugë, Spas, Bohmovë, Reshan.  9. Çeta Partizane e Gollobordës ka marrë pjesë në rrethimin e çlirimin e qytetit të Dibrës së Madhe. Në prag të kapitullimit të Italisë, Dibra e Madhe u rrethua nga partizanë e vullnetarë të Batalionit Partizan të Dibrës. Çeta Partizane e Gollobordës ka qenë në pozicionin tek Ura e Spiles gjatë luftimeve, duke marrë pjesë në çlirimin e qytetit. Ahmet Cami ka qenë i pranishëmnë dorëzimin e Shtabit të Divizionit “Firenze” dhe qe ngarkuar me Çetën e tij dhe një pjesë të Batalionit të Martaneshitpër ruajtjen e rendit e qetësisë kundër grabitësve të pasurisë dhe të ashtuquajturve çeta të krijuara pas mbledhjes së 25 gushtit 1943 në Sllovë, ku u krijua nën ndikimin e të deleguarve të Shtabit të Zonës së Parë Operative të Maqedonisë,i ashtuquajturi “Komiteti për shpëtimin Kombëtar”.

 

U krijua Çeta e drejtuar nga Dan Kaloshi dhe Batalioni “Nazmi Rushiti” shqiptaro-maqedon i drejtuar nga Hamdi Dema, që vepronin në zonën e Kërçovës e të Rekës.  Në këtë kohë filluan të grupohenforcat edhe paria me çetat e tyre nacionaliste të Xhem Gostivarit dhe Mefail Ajazit, që filluan të vepronin në zonën e Kërçovës e të Rekës.    Por të pakënaqur u bënë dhe drejtuesit e Maqedonisë, si Kërste Çervenkovski dhe Dobrevoje Radoslaveviç. Në këtë kohë Kërste Çervenkovski i shkruan dy herë V. Tempos ku e informonte: “Në Dibër sundon një gjendje politike e vdekur, nuk bëhet një mobilizim luftarak i të rinjve; duke kritikuar me këtë rast  dhe fjalimin, që kishte mbajtur komisari politik para popullit ku nuk kishte përmendur, se në këtë vend “Egziston edhe një popull maqedon”. Letra përfundon me konstatimin se “Kjo gjendje këtu nuk mund të ndreqet deri sa të mos vijë në këtë qytet Haxhi Lleshi, komandanti i Batalionit Partizan të Dibrës.  Dobrevoje Radoslaveviç me 26 shtator 1943 vinte në dijeni se Komitetin e dytë krahinor të PKJ për Maqedoninë:”Dibra është çliruar por ne nuk e kemi në dorë plotësisht pushtetin, por në të vërtetë e ndajmë atë me disa nacionalistë, që nuk janë aspak afër vijës sonë”. (Masar Kodra “Kombësia shqiptare e Maqedonisë gjatë Luftës Nacionalçlirimtare”. Versioni i parë për doktoratë. Shkup 1973.Fl. 190-191).

Kontrolloni gjithashtu

DEMONSTRAT E VITIT

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – XI

-123- J C R Gray Esq                                                                                             Ambasada britanike Departamenti Sovjetik dhe i Evropës Lindore                                                    Beograd …