Tefta Cami-Cani: Evidentimi i vlerave të shqiptarëve të të gjitha fushave dhe të gjitha periudhave të historisë shqiptare, është mision i çdo studiuesi

Promovimi i librit me titull: Dibra dhe dibranët në panteonin e vlerave” me autor Halil Rama – Mjeshtër i madh

  Shpreh kënaqësinë, që mora pjesë me datën 12 prill, 2025 në promovimin e librit të 28 të Mjeshtrit të Madh, z.Halil Rama me titull “Dibra dhe dibranët në panteonin e vlerave” tek Kinema “Maks Velo” në Laprakë të Tiranës.

  Përgëzoj z.Halil Rama për këtë botim të rëndësishëm, që do të mbetet një pikë reference për brezat e ardhëshëm.

 Më vjen mirë, që ka shumë prodhime e botime nga mjaft dibranë ashtu si dhe nga e gjithë Shqipëria e diaspora, si në fushën e letërsisë e arteve, të historisë e arkeologjisë, të publicistikës që, i përgëzoj dhe ju uroj suksese dhe dëshiroj të realizojnë sa më shumë krijimtari në shërbim të mëmëdheut e të kombit shqiptarë!

   Në atë promovim kishte një pjesëmarrje të gjërë me dibranë, kryesisht, të pjestarëve e të famijarëve, që janë përshkruar në këtë botim siç mora pjesë edhe unë.

   U organizua dhe u realizua një përshkrim i librit nga disa studiusë, si nga profesor Bernard Zotaj  e të tjerë, që referuan në auditor për kriteret e përzgjedhjes të disa dibranëve në panteonin e vlerave, për klasifikimin e tyre sipas profileve, për përmbajtjen e kontributeve të disa prej atyre personazheve, që përshkruhen në libër, si dhe për metodën e stilin dhe gjuhën e pasur, që ka përdorur autori.

   Kanë shkruar e botuar libra të tillë edhe nga disa autorë të tjerë dibranë, që kanë përshkruar disa figura të shquara dibrane të fushave të ndryshme ndër vite.

   Kushdo që bën përzgjedhjen e figurave të shquara të të gjitha fushave, me siguri, e bëjnë me studime e konsulta të gjëra me specialistët e fushave përkatëse dhe mbi ato studime kanë bërë vlerësime reale të kontributeve të tyre duke u udhëhequr nga kriteri i vlerave, që kanë punuar me nivel e cilësi në interes të mëmëdheut e të kombit shqiptarë deri në fund të jetës së tyre!

  Një botim të këtij lloi ka bërë profesor Hajri Shehu për disa personalitete shkencore e publicistike dhe politike e kulturore në shkallë kombëtare, që u përmbahet kritereve kryesore. Ai i ka studiuar kontributet me vlerë të tyre. Edhe z. Aqif Ademi ka shkruar e botuar një libër për disa dibranë të shquar të fushave të ndryshme.

  Falenderoj z. Halil Rama që në këtë botim ka përshkruar për:

  -“ Babain tim, Ahmet Feta Cami, që ka krijuar çetën e parë antifashiste që në janar 1940 dhe ka bërë dy aksione në fund të marsit dhe me 2-3 prill të vitit 1941 që, për këtë shkak, u futën në pushkatim 8 vetë (7 Cami) , ku 3 vetë u vranë, ndërsa të tjerët u larguan meqë ishin të palidhur e natën. U futën në burg 19 burra e djem Cami me komandantin e tyre, Ahmet Cami. Janë faksimilet e tyre në Arkivin e MPB të atyre viteve. Kjo çetë del, se ka qenë si çetë e parë atdhetare e krijuar në Shqipëri gjatë LANÇ. Prandaj edhe historia e LANÇ duhet të rishkruhet dhe të plotësohet me dokumentet e duhura, si dhe duke evituar subjektivizmat e glorifikimet dhe përvetësimet e luftës të të tjerëve e pasaktësitë.

  -Bashkëshortin tim, dr. Mahdi Cani-misionarë i mjekësisë shqiptare, që ka kuruar e shëruar pacientë me të prekur me duar me anë të energjisë që dispononte. Nga pacientë thuhej:”dr.Mehdiu shëron edhe me fjalë!”Ai ka vizituar falas gjatë gjithë karierës si mjek, si dhe ka ndihmuar shumë pacientë në nevojë, me gjithë kushtet e vështira ekonomike që kishte në familje.

   Ky shekull është  shekulli i bioenergjisë, ku do të vihet në përdorim bioenergjia në të gjitha fushat, sidomos në fushën e mjekësisë për shërimin e të sëmurëve që, më siguri, MSHS, e ka organizuar për t’u zbatuar me prioritet bioenergjia.

  -Ka shkruar për vajzën time prof. dr. Alma Cani, drejtoreshë e QSUT, dhe për mua, si dhe për disa kushërinj.”

  Shpreh kënaqësinë, që z. Halil Rama, si dhe autorët e botimeve të  lartpërmendura, përshkruajnë modele të shquara të disa personazheve të fushave të ndryshme, siç përmendet edhe gjeneralmajorja e parë e Forcave të Armatosura Shqiptare, znj. Manushaqe Shehu, që është bërë model për të tjerët. Në vitin 1976, kur u emrova ministre e Arsimit dhe Kulturës përveç dhënies të lëndëve të kulturës ushtarake me cilësi,  programuam në Shkollat Ushtarake dhe të Policisë futjen edhe të lëndëve të kulturës së përgjithëshme, që ndikoi në formimin më të plotë të nxënësve dhe studentëve të ardhëshëm.

   Gjithmonë modelet e para duhen evidentuar e përshkruar, sepse janë ata që përballojnë të parët vështirësitë dhe janë shembuj për të tjerët.

   Në jetë modele të tilla brenda e jashtë Shqipërisë dhe në Diasporë janë të shumtë. Publikimi i modeleve shembullore të të gjitha fushave, krijojnë mundësi për edukimin e brezave të rinj, që ta nisin jetën e tyre në mënyrë të shëndetëshme dhe të mendojnë e kontribojnë për përparimin e mëmëdheut drejt progresit.

    Drejtuesit e çdo fushe e sektori do të jenë të suksesëshëm në drejtimin e sektorëve të tyre, nëse tek vartësit do të evidentojnë vlerat e shquara të tyre dhe t’ju japin projekte e udhëzimet e nevojshme me profesionalizëm, duke u dhenë besim e siguri për realizimet e tyre. Në të kundërt, marrja me cingërima e informata të fshehta e përdorimin e një fjalori të rëndomtë e dhunues ndaj vartësve, duke i keqtrajtuar, cënon bashëpunimin epror-vartës, i deprimon punonjësit, nxit urrejtjen dhe dëmton realizimin e projekteve të rëndësishme.

    Është shkruar për strategun e udhëheqësin kombëtarë e ndërkombëtarë të arbërit dhe të luftrave kundër osmanllinjve për çerek shekulli, Skënderbeun. Për biografinë e Skënderbeut ka shkruar historiani humanist dhe  meshtari Dhimitër Frangu, që ka qenë luftëtarë e historian i ,biografisë të parë për heroin e arbërit, Skënderbeun në shekullin XV. Në shekujt XV-XVI ka shkruar historiani Marin Barleti për biografinë e Skënderbeut dhe rrethimin e Shkodrës. Për biografinë e Skënderbeut e luftrat e tij kanë shkruar edhe Rilindësit tanë në shekullin XIX, si dhe shumë historianë botërorë. ASHSH është marrë për të studiuar jetën e heroit tonë kombëtarë Skënderbeut si profesor Kristo Frashëri e Stefanaq Pollo e të tjerë.

    Me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë është zhvilluar në Tiranë  në vitin 1968 Konferenca Shkencore “Heroi Kombëtarë, Skënderbeu dhe Epoka e tij”, ku kanë marrë pjesë e kanë referuar studiusë shqiptarë e të huaj. Kanë marrë pjesë edhe studiusë nga Kosova dhe Arbëreshë të Italisë e të Zarës të Kroacisë.

   Është prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re” dhe “Moskfilm” filmi për Skënderbeun, që është shfaqur për herë të parë në vitin 1954, si dhe opera “Skënderbeu”. Në vitin 1959 është përuruar monumenti i Skënderbeut në Krujë. Ky monument ishte vepër e skulptorëve të shquar Odhise Paskali, Andrea Mano, Janaq Paço. Sipas informacioneve në internet filmi e opera si dhe monumentet për Skënderbeun janë krijuar me kërkesën e me porosi të Enver Hoxhës.

   Është ngritur përmendore e Skënderbeut me shpatë dhe mbi kalë në Tiranë me 11 janar, 1968, që është vepër e skulptorëve të popullit shqiptarë : Odhise Paskali, Andrea Mano dhe Janaq Paço. Monumenti është derdhur në bronz në Itali. Është ngritur monument edhe në një shesh të Romës në vitin 1968 nga Qeveria Italiane dhe i kanë vënë emrin sheshit “Sheshi Skënderbe”.

   Në vitin 1968 është prodhuar e vënë në skenë Opera e parë për Skënderbeun në Shqipëri me muzikë të kompozitorit të shquar Prenk Jakova.

   Vitet e fundit janë ngritur përmendore për Skënderbeun në disa vende të tjera shqiptare, si në Kosovë e Dibër të Madhe, në Malësinë e Madhe, tek Arbëreshë e Italisë dhe në Zarë të Kroacicë, në Detroid të SHBA, si dhe buste në disa qytete të Europës e vende të tjera.

  Në botimin e z. Halil citohen edhe autorë dibranë, që janë marrë me studime për Skënderbeun dhe kanë bërë edhe botime si profesor Fatos Daci dhe profesor Besnik Kebej e të tjerë.

   z.Besnik Kebej ka qenë drejtori i parë i Muzeut të Kastriotëve dhe Skënderbeut, që kemi ndërtuar si MAK dhe përuruar në Sinë të Dibrës me 12 shtator, 1982. Gjatë përurimit kemi qenë të pranishëm si, prof. Aleks Buda, kryetari i ASHSH, prof. Stefanaq Pollo, drejtori i Institutit të Historisë të ASHSH, prof. Kristo Frashëri, që kishte studiuar e botuar për Skënderbeun, z.Skënder Dema, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të rrethit të Dibrës, z.Hysen Lala, drejtor i Muzeut Historik të rrethit të Dibrës. Kam marrë pjesë edhe unë si ministre e Arsimit dhe Kulturës dhe të tjerë. Në AQSH kam lexuar informacione të Byrove të Komiteteve të Partisë të rretheve të Kukësit dhe të Krujës, që i çonin Enver Hoxhës me këtë përmbajtje:”Ministrja e Arsimit dhe Kulturës, Tefta Cami, e ka nxjerrë Skënderbeun nga Dibra”. Në informacione shkruhej, se Skënderbeu ishte nga Hasi i Kukësit, apo nga Kruja. Enveri ka shënuar:”Nuk e ka përcaktua ministrja, por historianët.” Në ato vite pushtetarët e drejtuesit e tjerë kontrolloheshin nga organet qëndrore dhe të bazës.

   Është meritë e z.Besnik Kebej, që ka studiuar e ka bërë gërmime arkeologjike për vendin e qytetin e Gjon Kastriotit dhe të Skënderbeut. Ai ka ruajtur e mbrojtur objektet e Muzeut në Sinë të Dibrës dhe nuk lejoi të asgjësohet Muzeu, ashtu siç u prishën të gjitha muzetë historik në Shqipëri gjatë viteve 1990-1998.

  1. Kebej meriton përgëzime e vlerësime dhe dekorime.

   Një popull që nuk njeh historinë e paraardhësve të tij, është pa të ardhme dhe është i destinuar të zhduket.

   Historiani nga Kosova, dr. Mark Palnikaj ka studiuar në Arkivin Sekret të Vatikanit dokumente për Skënderbeun dhe, siç është publikuar në youtube, në Arkivin e Vatikanit janë 445 km. dosje vetëm për Skënderbeun. Ka mjaft studiusë të apasionuar, që janë marrë e merren me studime historike për periudha të caktuara të historisë tonë. Studimet në fushën e historisë të periudhës së Skënderbeut dhe të periudhave të tjera të historisë lind nevoja të organizohen e drejtohen nga ana e ASHSH dhe ASHA të Kosovës me grupe të mëdha, duke u mbështetur me fonde të nevojshme nga Ministria e Ekonomisë dhe Kulturës, si dhe nga bizesmenë.

  Tefta Cami-Cani

Tiranë, e mërkurë, 16 prill, 2025

Kontrolloni gjithashtu

Antigone Qeriqi Salihu: Amaneti nga vjehrra ime, nëna Sherife

Pak ditë para se të ikte nga kjo botë vjehrra ime më është lutur që …