leoni

Një sulmues vetëvrasës ka sulmuar qeverinë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu

Tetë të vrarë nga sulmi vetëvrasës në kryeqytetin e Somalisë

Mediet ndërkombëtare njoftojnë se nga një sulm vet vrasës në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, deri më tani dihet se kanë humbur jetën tetë persona e shumë të tjerë janë plagosur. Zëdhënës i policisë somaleze, Sadiq Adam Ali ka thënë se shënjestër e këtij sulmi ka qenë komisionari i policisë në Mogadishu, Farhan Mohamud Qaroleh por fatmirësisht ai ka shpëtuar pa pasoja. “Një bombardues vetëvrasës, me eksplozivë të rëndë të kurdisur nga grupi terrorist Al-Shabab, ka shënjestruar komisionarin e policisë në Mogadishu, Farhan Mohamud Qaroleh por ai ka shpëtuar pa u dëmtuar, ka deklaruar zëdhënës i policisë somaleze, Sadiq Adam Ali.  Organizata “Al-Shabab, është grup i lidhur me organizatën terroriste të Al Kaidës dhe ka vite që kryen sulme kundër civilëve dhe forcave qeveritare në Somali.

Kontrolloni gjithashtu

Shala, PDK: Qeveria Kurti po u garanton miliona KEDS-it, KESCO-s, NOA-s dhe GEN-it në kurriz të qytetarëve

Ferat Shala: Kosova mbi 8 muaj pa qeveri

Kosova vazhdon të mbetet në një ngërç të thellë politik, tashmë për më shumë se …