Deputetja AAK-së, Teuta Haxhiu, sot në Kuvendin e Kosovës ka kundërshtuar gjuhën e përdorur nga deputeti, Sllavko Simiq, shef i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, i cili ka treguar se deputetët serbë janë kthyer në Kuvend pasi janë konsultuar me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Lidhur me këtë njoftim ku deputetët serbë duan të tregojnë hapur se mbrojnë interesat e Serbisë në Kosovë, deputetja Haxhiu ka pyetur: Kush është Aleksandër Vuçiq këtu?. Nuk mund të tolerohet kjo gjuhë. O mbroni interesat e serbëve këtu në Kosovë, o shkoni në Beograd e zgjidhuni deputetë!. Nëse jeni deputetë të interesave të qytetarëve serbë në këtu përfaqësoni ato interesa, e jo të Vuçiqit”, ka thënë Haxhiu. Ajo ka kritikuar edhe kryetarin e Kuvendit, i cili i lejon deputetët serbë ta keqpërdorim foltoren e Kuvendit.
