Thaçi: Bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm për të pasur rezultateve më të mëdha në luftën kundër korrupsionit

Kryetari Thaçi: Bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm në luftën kundër korrupsionit

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka marr pjesë so në Konferencës Rajonale Kundër Korrupsionit të organizuar në Prishtinë. Ai ka thënë se bashkëpunimi në mes shteteve të rajonit është i domosdoshëm për të pasur rezultateve më të mëdha në luftimin e kësaj dukurie. “Bashkëpunimi ndërshtetëror rajonal, sikurse sot përmes Konferencës Rajonale Kundër Korrupsionit, është i domosdoshëm për arritjen e rezultateve më të mëdha në luftimin e kësaj dukurie negative. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit asnjëherë nuk është e lehtë, por ne jemi të vendosur që të ecim përpara. Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë shtuar kapacitetet për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne jemi shteti i vetëm në rajon që ende nuk është anëtar i Interpolit, prandaj në konferencën e radhës së Interpolit, ku në rend të ditës është edhe votimi për anëtarësimin e Kosovës, kërkojmë mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare që të votojnë pro anëtarësimit tonë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …