Kryetari Thaçi: Borut Pahor e ka mbështetur pavarësinë, shtetndërtimin dhe perspektivën evropiane të Kosovës

Thaçi: Borut Pahor e ka mbështetur pavarësinë, shtetndërtimin dhe perspektivën evropiane të Kosovës

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë së dhjetëvjetori i shtetësisë së Kosovës është momenti për t’i kujtuar miqtë e vendit që mundësuan jetësimin  e aspiratës tonë për shtet të pavarur dhe sovran. Ai me anë të një postimi në rrjetin social posaçërisht i është referuar kryetarit të Sllovenisë Borut Pahor i cili e ka arritur në pasditen e së hënës për një vizitë në Kosovë.

“Dhjetëvjetori i pavarësisë së Kosovës është një moment i duhur për të kujtuar mbështetjen e miqve që mundësuan jetësimin e aspiratës sonë për krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran. Presidenti slloven, Borut Pahor, në të gjitha funksionet shtetërore mbështeti pavarësinë, shtetndërtimin dhe perspektivën evropiane të Kosovës. Vizita e tij e sotme është një rikonfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera ndërshtetërore. Sllovenia mbetet model në rrugëtimin tonë dhe të shteteve tjera të rajonit drejt strukturave euroatlantike”, ka shkruar Thaçi në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të …