Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika të ashpra kundër kryeministrit, Isa Mustafa dhe zëvendës-kryeministrit, Hashim Thaçi. Duke folur lidhur me demolimin btutal e derës së hyrjes së banesës së Albin Kurtit nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se ata që demolojnë dyert e të tjerëve, duhet ta kenë parasysh se një ditë do të thyhen edhe dyert e tyre. Këtë duhet ta dinë edhe zotëri Mustafa e Thaçi, se një ditë mund të thyhen edhe dyert e shtëpive të tyre sepse ata nuk janë jashtëtokësorë. Aq sa janë me legjitimitet dhe autoritet Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi po aq janë edhe ata. Edhe ata kanë shtëpia diku. Nëse ata mendojnë në këtë mënyrë ta mbrojnë “Zajednicën” duke thyer shtëpitë e shqiptarëve me policë shqiptarë, ky është veprim shumë i keq.
Kontrolloni gjithashtu
Ditmir Bushati: Pas heqjes së masave, BE duhet t’i japë Kosovës statusin e kandidatit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
